Elisabetta Canalis yll i rrjeteve sociale
Me 1.9 milionë ndjekës është një nga italianet më të ndjekura në mediat sociale. Elisabetta Canalis, ish Velinë, pavarësisht se ka mbushur dyzet vjeçe, nuk e ka humbur bukurinë. Sot ajo jeton në Amerikë, me bashkëshortin Bryan Perri dhe vajzën e tyre Skyler Eva.
Elisabetta dhe zgjedhja për të mos postuar fotot e vajzës së saj
Skyler Eva ka lindur më 29 shtator 2015 në Los Anxhelos. Që atëherë, pavarësisht nga kurioziteti i fansave, ajo nuk ka treguar kurrë fytyrën e vajzës së saj në mediat sociale, duke e kufizuar veten me foto nga pas. Elisabeta vetë e shpjegoi këtë duke u përgjigjur pyetjeve nga përdoruesit e internetit.
“Shumë prej jush janë njerëz të thjeshtë që shkruajnë dhe mendojnë si njerëz normalë. Ka të tjerë pak më të çmendur. Unë vetëm përpiqem ta mbroj atë për aq kohë sa të jetë e mundur”, – shpjegoi Canalis.
Elizabeth dhe kritikat për emrin e vajzës
Shkurtimisht, Elizabeta si një nënë e mirë dëshiron të mbrojë Skyler Eva nga sulmet sociale. Për më tepër, e vogla tashmë ishte paragjykuar për emrin e veçantë të zgjedhur nga prindërit e saj.
Ajo sot ka një jetë shumë të lumtur dhe falënderon Zotin që ajo dhe i shoqi nuk e kanë njohur fjalën krizë deri tani.
Lexo edhe: 8 fotografite e femijes qe nuk duhet t’i postoni kurre ne rrjete sociale
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu