Pse martesat ku fëmijët nuk janë të ftuar janë shumë fyese?

0 0

Nga -KAREN PINCHIN-

Para se të kisha një fëmijë, mendoja se të gjithë fëmijët ishin të zhurmshëm, të çrregullt, dhe “makineri” që thjesht bënin pelenat pis.

Pasi u bëra me fëmijë dyshimet e mësipërme u konfirmuan: Djali im është një “makinë” e zhurmshme, e çrregullt, e ëmbël dhe e paparashikueshme. Por ai është i imi, dhe ai është një mrekulli: ka një të qeshur shumë të bukur, jep përqafime të ngrohta dhe vallëzon si një balerin.

Kështu që ideja e marrjes së një ftese martese “Pa fëmijë”, më bëri të doja të ktheja thjesht një email refuzimi mbrapsht pa asnjë qindarkë.

Në fund të fundit duke mos ftuar djalin tim nuk është thjesht një refuzim për atë, por edhe për mua dhe aftësinë time për ta përkrahur atë.

Gjithnjë e më shumë, çiftet po zgjedhin për martesa pa fëmijë, dhe prindërit reagojnë keq, shumë keq.

Kur u martova në mesin e të 20-ave, u lehtësova që asnjë nga miqtë tanë të ngushtë nuk kishte fëmijë dhe anëtarët e familjes që udhëtonin nga provinca të tjera vendosën të linin fëmijët e tyre të vegjël në shtëpi. Ideja e tmerrshme që një fëmijë do të thërriste në mes të ceremonisë ose darkës, ose në mes të vallëzimit tonë të parë ishte diçka për të cilën nuk duhet të shqetësohesha.

Por tani që kam një foshnjë, e shoh çështjen më qartë – dhe nga të dy anët. Nga një perspektivë praktike, fëmijët janë kaos total,  e kundërta e asaj që një martesë supozohet të ketë.

Fëmijët nuk do ta bëjnë ditën tuaj të veçantë më serioze, magjike ose romantike me praninë e tyre. Por megjithatë, ata janë pjesë integrale e jetës sonë e në këtë këndvështrim, pse duhet të përjashtohen?

Kur je duke qetësuar një fëmijë që ulërin, duke ndjekur fëmijët e tjerë të kapur në valle, ose kur je duke mbajtur një adoleshent që të mos zihet me të tjerët, me siguri mund të mendoni “si mund të jesh e pranishme në këtë situatë”?

Si dikush që është ulur në tavolinën e mbushur me ushqim, duke bërë diktatorin me fëmijën në prehër, unë jam shumë e vetëdijshme për sfidat e fëmijëve. Sigurisht më mungojnë netët e gjata, kur mund të dilja me miq, kur shkoja në shtrat pas mesnate apo kur dilnim për të pirë pa më ndërprerë djali im.

Por unë kam takuar gjithashtu disa fëmijë të sjellshëm, të cilët po ta mendosh do t’ia kishin shtuar gëzimin dasmës sonë. Në fund të fundit fëmijët janë të rriturit e nesërm dhe në një moment apo në një tjetër atyre do t’u duhet të mësojnë se si ta mbajnë për shembull pecetën në tavolinë.

Përveç kësaj për disa prindër mund të jetë gjithashtu e shtrenjtë dhe logjikisht e pamundur që të gjejnë një kujdestar ose një familjar që do të kujdeset për fëmijën gjatë dasmës.

Ndaj propozimi im radikal është: Nësse i doni dhe i besoni njerëzit që do të ftoni në dasmë, atëherë doni dhe duhet të besoni se ata do të marrin vendimin më të mirë për ju në ditën tuaj të madhe të dasmës. Duke thënë shprehimisht “vetëm për të rriturit” ose “pa fëmijë”, këto ftesa po diktojnë terma gjykuese për të gjithë të ftuarit.

Kujtojmë se këto ftesa janë për një martesë, ku njerëzit festojnë “dashurinë” e përjetshme të një çifti që mund të ketë fëmijë në të ardhmen.

Lexo edhe: Fëmija në dasmën e prindërve






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

E mbijetuara nga kanceri i...

"Mua më duan, jam e fortë, jam e lumtur dhe jam pa kancer". Këto janë fjalët që Donna i përsëriti vetes vazhdimisht ndërsa luftoi për jetën e saj pas një...

Historia e mahnitshme e lindjes...

Histori e mahnitshme. Historia jonë e lindjes! Trupi i njeriut është vërtet një gjë e mahnitshme. Në datën 8.5.2017 rreth orës 10 të mëngjesit fillova të kisha kontraktime. Unë isha...

E njëjta infermiere që u...

Inkubatori mund të jetë një vend me të vërtetë i vështirë për prindërit e rinj. Shpesh anëtarët e stafit përpiqen ta bëjnë atë sa më të dashur të jetë e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X