Pse foshnjat qajnë në avion?

0 0

Nëse jeni prind i vuajtur ose një pasagjer “i pafat” që ulet në një rresht me një prind që ka një foshnjë që s’pushon së qari, nuk është kurrë kënaqësi. Thuajse të gjithë kemi qenë në një situatë të ngjashme. Kjo pasi kur avioni ngrihet ose ulet, fëmija ka ndjesinë e frikshme kur veshët i buçasin dhe një qaravitje që kthehet në klithma të qarash mbush kabinën e avionit.

Ka shumë arsye që një fëmijë mund të qajë në një aeroplan. Ndjenjat e sikletit, lodhjes, urisë, vetmisë, mërzisë, zemërimit, dhimbjes dhe trazirave të përgjithshme janë të gjitha të shprehura nga të qarat dhe lotët. Megjithatë, ekziston një bindje e përgjithshme se presioni i shkaktuar nga fluturimi në lartësi është veçanërisht i vështirë për t’u përballuar për foshnjat dhe fëmijët e vegjël. Ekziston një dallim thelbësor anatomik në mes të veshëve të të rriturve dhe atyre të fëmijëve.

Prandaj një nga arsyet kryesore që foshnjat qajnë në avion është se ato nuk mund të barazojnë presionin në veshin e mesëm, pasi tubi Eustachian tek të vegjlit nuk funksionon përgjithësisht si tek një i rritur.

Si të veprojmë kur na bllokohen veshët në avion?

Tubi Eustachian është një kanal që lidh veshin e mesëm me nazofaringun – fytin e sipërm dhe pjesën e prapme të zgavrës së hundës. Në thelb, ky tub kontrollon presionin brenda veshit të mesëm, duke e bërë atë të barabartë me presionin e ajrit jashtë trupit. Tubi Eustachian mbetet i mbyllur shumicën e kohës, duke u hapur vetëm për aktivitete të tilla si gërhijtja, gëlltitja dhe përtypja, e cila lejon ajrin të kalojë në mes të veshit të mesëm dhe nazofaringit. Kur presioni atmosferik ndryshon me shpejtësi, shkakton një ndjenjë të papritur të bllokimit në vesh (si gjatë udhëtimit në aeroplan), dhe shumica e të rriturve gëlltiten qëllimisht për të hapur tubin dhe për të barazuar presionin brenda veshit të mesëm.

Presioni është veçanërisht problematik gjatë uljes së avionit, pasi barazimi është më i vështirë duke shkuar nga një presion i ulët atmosferik në një relativisht më të lartë, gjë që ndodh kur avioni zbret në pistë.

Problemi mund të ndodhë në ngritje, por mënyra se si funksionon tubi do të thotë se është më e lehtë të përshtatet nga një presion më i lartë atmosferik në një presion më të ulët.

Gjithsesi, ka disa mënyra për të minimizuar këtë problem. Një mënyrë e mirë për të balancuar diferencën e presionit në veshin e mesëm është përmes të ashtuquajturës manovrës Valsalva, domethënë të kapni hundën dhe të merrni frymë e pastaj ta mbani. Kjo nuk mund të ndodhë tek fëmijët.

Ajo që mund të bëni është së pari të siguroheni se fëmija juaj është i zgjuar në momentin që ngrihet apo ulet avioni, të vini fëmijën në gji ose me biberon në momentin që kjo ndodh ose të shmangni fluturimet në rastet kur fëmija juaj vuan nga ndonjë infeksion i traktit të sipërm të frymëmarrjes.

Një mënyrë e thjeshtë për të ndihmuar në zbutjen e efekteve të presionit në vesh për të rriturit është të futni sa më shumë ajër të jetë e mundur në vesh nëpërmjet gëlltitjes. Megjithatë, kjo nuk është gjithmonë e lehtë kur flasim për një 1 vjeçar.

Tek foshnjat mund që gjatë kësaj kohe t’i jepni një çamçakëz të ëmbël, ose për të pirë në mënyrë që të gëlltitet dhe të futet kështu ajër në vesh. Megjithatë, sigurohuni që zakonisht dhimbja është vetëm e përkohshme. Kjo nuk shkakton probleme të përhershme dhe ka shumë gjasa që dhimbja zbutet pak minuta më pas, pasi tubi Eustachian të hapet për të lejuar që presioni i ajrit të barazohet në të dyja anët e veshit.

Lexo edhe: Ja perse foshnjat terheqin veshet

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X