Pse aktorja merr me vete vajzën në terapi?

Jessica Alba shkon në terapi bashkë me vajzën e saj të vogël, për aryse që edhe ajo të përfitojë dhe gjithë familja të marrëmë të mirën e kujdesit shëndetësor mendor.




0 0

Shëndeti mendor po merr një rëndësi të madhe këtë periudhë. Personazhe të famshëm si Chrissy Teigen janë bërë avokatë të çështjeve që kanë lidhje me shëndetin mendor, dhe rëndësia e gjetjes së ndihmës që ju nevojitet për të qenë prindi më i mirë i mundshëm. Tani, aktorja dhe bizneswomen Jessica Alba po tregon sesi po ia del të mbajë nën kujdes shëndetin mendor të saj dhe të familjes.

Alba ishte një drejtuese kryesore në Konferencën e tetë vjetore të Her Campus Media në Hollywood. Bashkëthemeluesja e kompanisë diskutoi për vështirësitë, lejen e lindjes dhe se si terapia ndihmon në formësimin e dinamikës së familjes së saj. Në mënyrë të veçantë aktorja foli hapur përse ajo vendosi të shkonte në terapi me vajzën e saj 10-vjeçare, Honor. Alba thotë se shpreson se do ta ndihmojë atë të jetë një nënë më e mirë dhe të forcojë komunikimin me vajzën e saj.

Vlerat e familjes së Albës shtrihen gjithashtu në rrjedhën e punës në zyrën e saj. Nëna e tre fëmijëve inkurajon një mjedis miqësor ndaj prindërve duke ofruar përfitime, sidomos për nënat. Ajo ofron katër muaj leje lindjeje dhe dy muaj pushim për meshkujt, plus një orar pune fleksibël kur kthehen. Dhe ka një dhomë në zyrë e cila i jep një mënyrë “dinjitoze” mundësinë nënave për të pompuar qumështin e gjirit.

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X