Si më ndihmoi terapia e dritës të kaloja depresionin

0 0

 

Për vite me radhë, kam bindur veten se trishtimi gjatë dimrit ishte vetëm në kokën time.

Në fund të fundit, ka shumë gjëra për të mos pëlqyer gjatë sezonit të ftohtë: sëmundje të shpeshta, kthimi herët në shtëpi, shqetësime të lidhura me pushimet, dhe ndjenja e mbulimit me shtresa pafund batanijesh. Dhe sigurisht, ditët janë të zymta dhe pa diell. Por, mendoja se kështu ndihesha vetëm unë.

Rezulton se çrregullimi afektiv sezonal (SAD) është një lloj i vërtetë i depresionit i mbështetur me shkencën e trurit.

“Tek njerëzit me depresion sezonal janë gjetur nivele 5 për qind më të larta të një proteine transporti që shkakton largim të serotoninit nga hapësira ndërmjet neuroneve, që mund të çojë në depresion”, shpjegon Marlynn Wei.

“Rrezet e diellit në verë ndalojnë që ky proces të ndodhë, por kur të afrohet dimri, më pak rreze dielli mund të nënkuptojnë që më shumë serotoninë përfundon duke u larguar në neuronet tuaja, duke shkaktuar depresion sezonal”.

Pra, çfarë të bëni?

Nëse po vuani nga depresioni ka shumë mënyra për ta trajtuar nga ilaçet, tek praktikat që vënë në përdorim vetëm stimulimin e trurit. Unë jam interesuar për terapinë e dritës për të më shpëtuar nga ky problem.

Terapia e dritës mund të ndihmojë shumë, sidomos nëse kombinohet edhe me metoda të tjera si marrja e ilaçeve të duhura.

Mund të interesoheni për kutitë që veprojnë si elektrik dhe lëshojnë dritë, uluni pranë tyre çdo ditë që të merrni dritën e nevojshme.

Ndërsa tani në verë mund të shfrytëzoni dritën natyrale të rrezeve të diellit.

Lexo edhe: Leter e hapur drejtuar depresionit (tim)

Posted in I pakategorizuar





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X