Letër e hapur drejtuar depresionit (tim)

0 0

Ky është paralajmërimi zyrtar për ty.

I dashur depresion,

Është koha të kemi një bisedë, unë dhe ti.

Mendoj se është kohë e mirë, sepse jam në një vend më të mirë, diku ku është e vështirë që ti të më gjesh dhe të më mposhtësh. E di që do të përfitosh herët a vonë, por për momentin ndihem mjaftueshëm e fortë për të thënë një pjesë të gjërave që mendoj.

Ndoshta është mjekimi që po marr që më bën të jem e sigurt e të mbaj distancë me ty. Ndoshta po funksionon pas shumë vitesh dështime që kam luajtur një lojë me shëndetin tim mendor derisa gjeta një antidepresant të fortë. Ndihem shumë mirënjohëse që ia dola tëtë largoj, të paktën për momentin.

E di që do e gjesh rrugën për t’u kthyer në kokën time sërish. Ndonjëherë përpiqesh edhe tani, sidomos kur rri zgjuar vonë natën. Nëse po kaloj ndonjë moment dobësie, ti gjen shansin të rikthehesh, të më sulmosh. Më ushqen frikërat e mia, trishtimin, dyshimet dhe ankthet. Do të lutesha të largoheshe e të më lije vetëm, por e di që ti kurrë nuk do të më lësh në të vërtetë. Depresioni nuk largohet kurrë vërtet.

Unë të njoh. Pas shumë vitesh që ke qenë me mua, sigurisht që të njoh. Di dhe çfarë letrash vë në lojë për të arritur tek unë.

Ti erdhe tek unë ngadalë, duke u përpjekur të shihje çfarë mund të merrje nga unë. Fillove thjesht, ashtu siç fillon depresioni, duke më bindur se im atë s’më donte sepse unë nuk e meritoja dashurinë e tij.

Ti mbolle këtë farë të fshehtë, duke e ditur se do të shtrinte rrënjët në të gjitha mendimet dhe marrëdhëniet e mia që nga ai moment. Ti krijove dyshimet dhe urrejtjen e duhur tek unë, të cilat më pas krijuan errësirën e duhur që ti të akomodoheshe brenda meje.

Më bëre të ndihem kaq keq, kaq e thyer, e bërë copash saqë ti më binde se duhet të dëmtoja veten. I kam kaluar vitet e adoleshncës duke dëmtuar lëkurën time me rreze, që të ndieja dhimbjen që ti më ke bërë të besoj se meritoja.

Tani, nuk e lëndoj më veten së jashtmi, sepse ti ke bërë një punë të shkëlyqer që unë të ndihem keq së brendshmi dhe kjo mjafton. Ti më more gjithë motivimin derisa nuk mbeti më asgjë dhe përsërisje në veshin tim se isha dembele. Më hoqe aftësinë për të dalë nga shtrati derisa nuk dilja më as nga dhoma, nuk shkoja më në shkollë edhe pse dikur kam shkëlqyer me mësime, dhe nuk mund ta mbaj mend ditën e fundit kur jam larë. Depresioni është i mbushur me këto momente që njerëzit vetësabotohen duke hequr dorë nga gjëra që i bëjnë të ndihen mirë.

Ti më thua gjëra që nuk do t’ja kisha lejuar askujt tjetër të mi thoshte. Ti më bind që jam e çmendur, që nuk meritoj të më duan dhe jam e padenjë për gjërat që arrij.

Vitin e kaluar u përpoqe të më detyroje të zhytesha në errësirë dhe t’i jepja fund. Mund edhe të të kisha dëgjuar.

Vitet që kam vuajtur prej teje, janë kthyer kundër tek ti. Sepse ti më ke ulur aq poshtë, saqë unë jam zvarritur për t’u ringritur përsëri dhe tani e di me siguri se mund t’ja dal përballë çdo gjëje.

Unë jam e patrembur dhe ti më ke mësuar të bëhem kështu. Dhe nuk ta jap më kënaqësinë edhe nëse tenton të më shtysh sërish drejt vetëvrasjes.

Nuk të jam drejtuar kurrë më parë sepse më dukej e pakuptimtë. Një pjesë e imja i ishte dorëzuar faktit që ti do ishe gjithmonë me mua, duke më pëshpëritur në vesh, duke më kafshuar dalëngadalë derisa unë të mos jem më në gjendje të luftoj kundër teje.

Ti je diçka me të cilën më duhet të jetoj edhe pse të urrej ty dhe urrej gjithçka që më bën në çdo qelizë timen. Unë jam gati t’i tregoj gjithë botës se jam e prekur nga ty, sepse nëse të mbaj në errësirë je më i rrezikshëm sesa kur flas për ekzistencën tënde. Ti do që unë të vuaj vetëm, por duke folur për ty unë i jap forcë vetes dhe kujtdo që përballet me ty çdo ditë.

Sikur të mos më kishe shkaktuar gjithë këto ndjenja negative, do të kisha lënë pas me kohë. Por ke një dekadë që më bën të ndihem kaq keq, kështu që më ke mposhtur dhe unë kam vendosur të jetoj me ty.

Por, tashmë të siguroj që nuk kam për ta bërë të lehtë për ty.

Tani pas kaq shumë vitesh që jam përpjekur të të mposht; unë di si të menaxhoj dhe të mbaj nën kontroll. Di si të kujdesem për veten kur ti përpiqesh të më lëndosh. Ti mund të hysh aq keq në kokën time, saqë mund të nxjerrësh versionin që më prek më shumë, por, tashmë unë e di se çfarë urren ti.

Ti e urren ujin e ngrohtë në një banjë të zgjatur.

Ti e urren kur unë pi çaj të ngrohtë dhe i shtoj sheqer për të mbytur hidhërimën tënde.

Ti urreje filmat e mi të preferuar, sepse e dije që më bënin të ndihesha rehat dhe nuk e doje këtë gjë.

Ti nuk lufton dot kundër meje kur unë të kthehem në krahët e partnerit tim, i cili të bllokon të hysh tek unë.

Ti nuk gjen dot fjalët për të më kritikuar kur unë jam duke bërë një bisedë të ngrohtë me familjen time apo me miqtë.

Unë kam mësuar të luftoj kundër teje dhe për këtë arsye pres më shumë ditë të mira se ditë të këqija. Kam kuptuar se edhe kur unë kaloj kohë fanastike ti je sërish prezent në një cep të dhomës, i gatshëm për të hyrë tek unë.

Jam ok me realitetin se kur më duhet të fle vetëm, pa partnerin që më mbron prej teje, në të vërtetë nuk do të jem vetëm. Ti do të jesh aty për të ushqyer frikërat dhe pasiguritë e mia më të thella derisa të më zërë gjumi.

E di që ti bashkë me gjithçka shkakton tek unë, je një sëmundje mendore me të cilën duhet të mësohem të jetoj.

Ti mund të mendosh se jam e dobët dhe ndonjëherë ia del të më bindësh, por në të vërtetë nuk jam.

Unë jam më e fortë se ti. Jam e vetëdijshme për mirësinë time të brendshme, për vlerat e mia. Kam shumë gjëra të mira për t’ja ofruar botës. Ti nuk mund t’i largosh këto gjëra nga unë kurrë më.

Ti mund të kesh kontroll mbi mua, por nuk më kontrollon dot më. Jo më.

Do të shoh dhe do të luftoj sërish sonte.

Lexo edhe: Sprai per hundet mund te trajtoje depresionin, ja se si

Posted in I pakategorizuar





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X