Problemet mendore mund t’jua bëjnë më të vështirë që të lexoni, ja pse dhe si të veproni

Gjatë gjithë shkollës unë isha një fëmijë që më pëlqente shumë të lexoja. Leximi dhe shkrimi ishin aq të rëndësishëm për identitetin tim sa nuk mund ta imagjinoja dot të kalonte një ditë pa parë në një libër.




0 0

Kur shkova në universitet, gjërat ndryshuan. Unë kisha më pak kohë për të lexuar për qejfin tim dhe duhet të lexoja vetëm librat akademike. Gjëja e fundit që doja të bëja ishte të shikoja më shumë fjalë mbi libra.

Shëndeti im mendor filloi të dobësohej përafërsisht në të njëjtën kohë si dashuria ime për leximin, por më duhej një kohë e gjatë për të vërejtur ndryshimin midis të dyjave. Leximi për qejf vinte gjithnjë e më shumë duke u reduktuar.

Ndërsa vazhdoja universitetin pësova më  shumë ngjarje traumatike si shpenzimet dhe pagesat, dhe shëndeti im mendor u përkeqësua. Përfundimisht, unë mora një diagnozë të çrregullimit të stresit post-traumatik (PTSD).

Kur dola nga universiteti, kisha më shumë kohë dhe energji për të lexuar për qejf. Çuditërisht po shikoja se nuk lexoja dot.

Kjo do të thotë se nuk mund të lexoja fjalët dhe t’i lexoja ato dhe më duhej t’i shkruaja për t’i kuptuar.

E gjeta veten duke lexuar të njëjtin paragraph disa herë pa kuptuar asnjë fjalë të tij. Ose, nëse vërtet arrija të lexoja dhe kuptoja ndonjë gjë, do të lodhesha mendërisht pas vetëm disa faqeve.

Kjo po më ndodhte mua që isha e dashuruar pas letërsisë. Ndihesha e padobishme. E tmerrshme.

Kur pyeta se çfarë po i shkaktonte vështirësitë e mia të papritura gjatë leximit, u çudita kur dëgjova që shumë nga miqtë e mi që kishin sfida me shëndetin mendor si unë kishin pasur të njëjtat vështirësi.

Diçka tjetër që të gjithë kishim të përbashkët? Të gjithë kemi fajësuar veten për përpjekjen për të lexuar.

Shumica prej nesh ndjeheshin sikur ishim thjesht dembelë, budallenj apo jo mjaft këmbëngulës. Në rastin tim, unë u ndjeva si kur kisha mashtruar veten- po shtiresha si dikush që pretendonte që i pëlqente leximi dhe shkrimi, por në realitet, nuk mund të lexonte më shumë se disa faqe në ditë. Librat që bleva dhe nuk i lexova kurrë ishin në raftin tim, duke më përndjekur.

Rezulton se ka një arsye psikologjike për këtë problem. Sipas psikologëve, është shumë e zakonshme që sëmundjet mendore të ndikojnë në aftësinë e një personi për të lexuar.

“Trauma ndikon absolutisht në aftësinë njohëse, përqendrimin, aftësinë tonë për të mësuar, dhe po, madje edhe aftësinë tonë për të lexuar,” thotë Alyssa Williamson, një psikoterapiste e specializuar në trauma.

Por pse saktësisht ndikon trauma në aftësinë tonë për të lexuar?

Për ta kuptuar këtë, së pari duhet të kuptojmë traumën.

Kur ndiejmë rrezik, trupi ynë na përgatit për të kaluar ose në një gjendje arratisje ose në një gjendje ngrirjeje në mënyrë që të mbrohemi nga rreziku. Në atë moment, korja parakontale, e cila është pjesa e trurit tonë përgjegjëse për leximin, matematikën dhe detyrat e tjera të mendimit të thellë, vihet në pauzë.

“Nëse dikush zhvillon stresin post traumatik, ai mekanizëm ngec ashtu. Trupi nuk beson më se jeni i sigurt, pa marrë parasysh sa mirë e dini këtë në mënyrë konjitive. Si rezultat, truri vepron sikur ngjarja e rrezikshme po ndodh pa pushim, duke krijuar një shumëllojshmëri të simptomave fizike dhe mbylljen e korteksit prefrontal, përgjegjës për leximin.”

Trauma mund të ndikojë gjithashtu në mënyrën se si ne lidhemi me të tjerët. Meqenëse leximi shpesh kërkon empati, ose ta imagjinojmë veten sikur jemi personazhet, mund të jetë shumë e vështirë kur ke një traumë.

Me fjalë të tjera, nëse nuk e përpunojmë traumën, bëhemi aq të mbingarkuar sa të luftojmë të mendojmë, të analizojmë dhe të kuptojmë njerëzit apo emocionet të cilat lexojmë.

Nga Sian Ferguson (gazetare-Afrika Jugore)

Lexo edhe: Keqtrajtimet në një moshë të vogël rritin rrezikun e çrregullimeve mendore






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

E mbijetuara nga kanceri i...

"Mua më duan, jam e fortë, jam e lumtur dhe jam pa kancer". Këto janë fjalët që Donna i përsëriti vetes vazhdimisht ndërsa luftoi për jetën e saj pas një...

Historia e mahnitshme e lindjes...

Histori e mahnitshme. Historia jonë e lindjes! Trupi i njeriut është vërtet një gjë e mahnitshme. Në datën 8.5.2017 rreth orës 10 të mëngjesit fillova të kisha kontraktime. Unë isha...

E njëjta infermiere që u...

Inkubatori mund të jetë një vend me të vërtetë i vështirë për prindërit e rinj. Shpesh anëtarët e stafit përpiqen ta bëjnë atë sa më të dashur të jetë e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X