Prindërit refuzojnë vaksinat, po rikthehen shumë sëmundje “të fjetura”

0 0

 

Mjekërit pediatër nuk lodhen së përsërituri: rezistenca e prindërve për vaksinat pediatrike mund të rikthejë sëmundje që janë harruar, të tilla si poliomieliti, difteria dhe hepatiti B. Sipas mjekëve, këto sëmundje mund të rishfaqen në qoftë se nuk do të ketë një imunizimim të standardit të popullsisë. Për të tërhequr vëmendjen në rëndësinë e vaksinimit të fëmijëve të tyre shumë organizata veprojnë sot në vende të ndryshme të botës.

Markus Rose, një ekspert në vaksinat e fëmijëve në spitalin “JW Goethe” të Universitetit në Frankfurt, konfirmon: “Është thelbësore për t’i shpjeguar prindërve rëndësinë e vaksinave, duhet të them sëmundje si poliomieliti, vazhdojnë të ekzistojnë, por ne nuk i hasim ato në saje të vaksinave dhe në këtë kontekst vaksinat e kombinuara përfaqësojnë një mundësi tjetër për të përmirësuar situatën”.

Rreziku është i fshehur

Aktualisht infeksione të tilla si poliomieliti, janë nën kontroll në Evropë, por në vende të tjera janë regjistruar disa raste me rreziqe serioze për personat e pavaksinuar.

Shkaqet e rikthimit

Një faktor i rëndësishëm është numri në rritje i emigrantëve nga vendet me një incidencë të lartë të hepatitit B: “Shumë fëmijë të emigrantëve janë bartës të hepatitit kongjenital dhe rreziku është se në kopshte mund të infektohen fëmijët e tjerë pavaksinuar kundër këtij infeksioni.” Pra, ka shenja të një kthimi të mundshëm të sëmundjeve të ndryshme pediatrike edhe në Evropë.

Frika nga vaksinat

Një faktor tjetër, sipas ekspertit, është refuzimi në rritje i familjeve për të vaksinuar fëmijët e tyre. “Njerëzit shohin vetëm efektet e mundshme anësore të vaksinimit dhe kjo çon në një nivel më të ulët të pranimit të imunizimit për fëmijët e tyre. Por pikërisht në këtë mënyrë infeksioneve u jepet mundësia të rishfaqen “.

Lexo edhe: Kur nuk duhet te beje vaksina femija?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X