Një vajzë 9-vjeçare në Kanada ka lajmëruar policinë sepse nuk i ka pëlqyer fakti që prindërit i kanë kërkuar të pastrojë dhomën e saj.
Në pamje të parë duket si diçka për të qeshur, por kjo telefonatë e ka shqetësuar shumë policinë dhe ka bërë që t’i kërkojë të gjithë prindërve në vend të jenë më të matur e t’i mësojnë fëmijëve se policia telefonohet vetëm për urgjenca.
“Të qëllimshme apo jo, këto alarme të rreme harxhojnë shumë kohë dhe burime të çmuara. Mbajnë të zëna linjat telefonike, ngarkojnë oficerët tanë, makinat etj për arsye të parëndësishme, ndërkohë që dikush tjetër mund të ketë nevojë vërtet për ndihmë sepse mund të ketë jetën në rrezik”, – ishin fjalët e autoriteteve kanadeze.
Po fëmijët tuaj a janë rebeluar ndonjëherë kur i keni dhënë të bëjnë punë shtëpie?
Lexo edhe: Sipas studimeve, femijet e dyte jane me teper rebele
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu