Pergatitja qumeshtit artificial ne 5 hapa

0 0

Në fillim mund të jetë diçka që mund të duket shumë e vështirë, megjithatë duke praktikuar nëna do ta ketë më të thjeshtë të përgatisë biberonin me qumësht formule për fëmijën e saj edhe pse mund të jetë mesi i natës.

Fazat fillestare

Para se të përgatisni biberonin e fëmijës është shumë e rëndësishme të lani me shumë kujdes duart si edhe të sterilizoni biberonat, gje e cila mund të bëhet edhe me ujë të ftohtë (duke i vendosur në një enë me ujë të ftohtë dhe dezinfektues).

Ja si të përgatisni qumështin e formulës për beben tuaj duke ndjekur 5 hapa të thjeshtë:

  1. Ngrohni ujin derisa të jetë rreth 37 gradë.
  2. Mbushni biberonin e fëmijës me ujë duke respektuar dozën që pediatri ju ka rekomanduar.
  3. Në varësi të sasisë të ujit që keni hedhur në biberon, filloni të hidhni qumështin pluhur, i cili zakonisht duhet të jetë 1 lugë rrafsh për 30 ml ujë. Pasi e keni mbushur lugën matëse e cila ndodhet brenda paketimit me qumështin pluhur, ju duhet ta bëni atë rrafsh me anën e një thike. Asnjëherë mos shtoni sasinë e qumështit më shumë se doza e rekomanduar për ta bërë atë të jetë më i trashë, si edhe mos ulni sasinë për ta bërë atë të jetë më i hollë. Diçka e tillë nuk ka asnjë vlerë pozitive për shëndetin e fëmijës.
  4. E mbyllni biberonin dhe e tundni mirë në mënyrë që qumështi të tretet mirë. Nëse do të përdorni qumësht të lëngshëm mund ta hidhni direkt në biberon dhe ta mbyllni për ta ngrohur në banjomari.
  5. Kontrolloni që qumështi të jetë rreth 37 gradë duke hedhur disa pika mbi kyçin e dorës. Ai duhet të jetë i vakët. Qumështin e mbetur nuk duhet ta përdorni më!

Lexoni edhe: A eshte normale te kombinojme qumeshtin e formules me qumesht gjiri?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X