Per sa ore gjume ka nevoje nje femije?

0 0

Gjumi është shumë i rëndësishëm për rritjen dhe zhvillimin e mirë të fëmijës. E përsërisim edhe në këtë artikull. Hormoni i rritjes çlirohet në fazën e 4-t të gjumit, pra para mesnate, dhe që fëmija të përfitojë sa më shumë nga ky hormon duhet të shkojë në shtrat rreth orës 20:30. Prindër! Mos i vendosni fëmijët në shtrat më vonë se ora 21:00, orë e cila konsiderohet si limiti maksimal kur fëmija duhet të shkojë të flejë.

Si ndikon sasia jo e duhur e gjumit tek fëmija?

Gjumi me më pak orë se normalja shkakton një dëm serioz në shëndetin e fëmijës. Pagjumësia ndikon negativisht në shëndetin fizik dhe mendor të fëmijës, duke ndikuar gjithashtu edhe në sjellje dhe mësim, pa harruar faktin që fëmija mund të shfaqet tepër agresiv. Mund të bëhet shkaktar i patologjive të ndryshme si: obeziteti, diabeti, depresioni.

Por si ta kuptojmë se sa orë duhet të flejë fëmija?

American academy of sleep medicine shpreh se:

  • 0-4 muajsh, orët nuk janë të stabilizuara, kjo pasi edhe kushtet nuk janë të stabilizuara.
  • 4-12 muajsh fëmija duhet të flejë 12-16 orë në harkun kohor të 24 orëve (përfshihen edhe dremitjet e ditës).
  • 12-24 muajsh fëmija duhet të flejë 11-14 orë;
  • 3-5 vjec fëmija ka nevojë për 10-13 orë;
  • 6-12 vjec fëmija duhet të flejë 9-12 orë;
  • Deri në moshën 18-vjeçare fëmija ka nevojë për 8-10 orë gjumë.

Gjumi i fëmijës nuk duhet të shkojë asnjëherë në limitet minimale (8 orë gjumë në harkun kohor të 24 orëve).

Lexoni edhe: Gjumi i femijes, si ndikon sjellja e nenes?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X