Efektet negative të pagjumësisë në organizëm janë të njohura prej kohësh, të cilat mund të jenë të tipeve të ndryshme. Një studim i publikuar në “Journal of Pediatrics”, ka sjellë përfundimet e një studimi që ka pasur si qëllim evidentimin e efekteve të mungesës së gjumit tek fëmija. Subjekti kryesor kanë qënë fëmijët që në disa raste bëjnë një gjumë cilësor dhe në disa raste nuk duan t’ja dinë për të.
Si ishte përfundimi?
Sipas tyre këta fëmijë do të kenë një plakje më të hershme të qelizave. Studimi u krye në Universitetin “Princeton” dhe sipas tyre mungesa e gjumit lidhej në mënyrë direkte me gjatësinë e telomerëve, pra strukturës që vesh kromozomet dhe i lejon qelizave të qëndrojnë të freskëta. Pagjumësia e fëmijës nuk do të ketë vetëm efekte në jetën e prindit, të cilët do të jenë tepër të stresuar, por edhe tek vetë ata.
Plakja qelizore
Studimi ka marrë në vëzhgim 1567 fëmijë me moshë rreth 9 vjecare, të cilët i janë nënshtruar analizimit të gjëndjes së tyre shëndetësore si edhe stilit të jetesës në një kohë të gjatë. Sipas tyre fëmijët që flejnë më pak kanë telomere më të shkurtra dhe kështu ndarja qelizore do të kryhet më me vështirësi duke bërë që ato të mos zëvendësohen me lehtësi, por të plaken më shpejt. Edhe personat që kanë probleme kardiake apo tumorale kanë telomerë të shkurtër. Në momentin që fëmija do të fillojë të flejë rregullisht dhe mjaftueshëm, shkurtimi i telomerëve do të marrë fund.
Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?
- Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
- Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
- Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
- TV (13%, 78 Votes)78
- Muzike (8%, 49 Votes)49
- Libra (5%, 30 Votes)30
Total Voters: 586
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu