Per nje nene eshte luks te…

0 0

Ju e dashuroni rolin e ri, e dashuroni edhe fëmijën tuaj, e madje edhe jetën tuaj të re. Por midis dashurisë dhe gëzimit të madh që ndieni keni edhe disa gjëra të cilat do t’i konsideronit si një “luks”. Cilat janë ato?

  1. Një kafe/çaj i ngrohtë. Jo gjithmonë jeni në gjendje ta bëni. Shpesh ndodh që kafeja apo çaji të ftohet dhe ju ende të mos keni mundësi ta përfundoni.
  2. Të lexoni një libër. Tashmë vëmëndja juaj është e përqëndruar rreth pazareve të fëmijës, rreth gatimit të një vakti, kujdesit ndaj fëmijës dhe në fund të ditës të lexuarit e një libri do të dukej vërtet një luks.
  3. Dikur takoheshit çdo ditë me miken tuaj, ndërsa tani do të jetë luks edhe të bisedoni për 10 minuta me fqinjen tuaj.
  4. Të shikoni serialin tuaj. Tashmë nuk mund të kërkoni të shikoni cdo seri të filmit tuaj të preferuar deri në fund. Do të ishte një luks tepër i madh për ju.
  5. Takimi tek parukierja. Tashmë mund të shkoni, por sigurisht që jo vetëm!
  6. Në tualet! Pse të mos shkoni gjithmonë me një shoqërues?
  7. Të fleni më shumë se ora 07:00. Tashmë nuk keni nevojë të vendosni alarmin edhe nëse do t’ju duhet të bëni diçka në orën 05:00 të mëngjesit.
  8. Të vendosni vathë. Ju edhe mund t’i vendosni ata vathët e mëdhenj dhe të bukur që shndërrisin, varësen e bukur, por mos harroni se fëmija mund t’jua heqë me forcë në çdo moment.
  9. Momentet e qetësisë. Më parë kishit nevojë për të dëgjuar muzikë në radio apo telefon. Tani nuk do të keni momente të shumta qetësie.
  10. Një banjo e ngrohtë. Tashmë duhet të kënaqeni me një dush të shpejtë.

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X