Paraliza faciale tek femijet

0 0

Një paralizë e shfaqur në gjysmën e fytyrës së fëmijës mund të jetë diçka tepër alarmante për prindërit, por fatmirësisht në pjesën më të madhe të rasteve kjo paralizë e shfaqur tek fëmijët mund të kurohet me sukses. Kjo patologji mund të jetë shfaqur tek fëmija që në lindje ose mund ta shfaqet në mënyrë të papritur si pasojë e një infeksioni ose një lezioni në kokë ose fytyrë. Në disa raste kura mund të përfundojë me sukses brenda disa javësh ose mujash dhe në disa raste mund të mbetet përgjithmonë. Për të evituar dëmtime të muskujve të fytyrës, kura duhet të fillojë menjëherë. Është shumë e rëndësishme të bëhet një ndërhyrje e menjëhershme, pasi në momentin që nervi i paralizuar nuk dërgon më sinjale në muskul, fibrat muskulare fillojnë të “vdesin” dhe më pas do të jetë shumë e vështirë të lëvizen muskujt.

Fëmijët me paralizë faciale të lindur, duhet t’i nënshtrohen një ndërhyrje kirurgjikale, e cila sipas këshillës së mjekut ekspert mund të bëhet rreth moshës 4-5 vjeçare. Megjithatë prindërit duhet të jenë në kontakt të vazhdueshëm me mjekun që nga momenti i parë i shfaqjes së simptomave, në mënyrë që të ndjekin një program të caktuar trajtimi.

Fëmijët të cilët kanë shfaqur më vonë simptoma të paralizës, duhet t’i nënshtrohen një terapie e cila do të rezultojë më efektive nëse nervi nuk do të ketë pësuar dëmtime të mëdha.

Duke qënë se qelizat nervore rriten me rreth 1 cm në muaj, mund të duhen rreth 9-12 muaj që pacienti të rikuperojë pothuajse plotësisht. Në më të shumtën e rasteve të shfaqjes së paralizës faciale tek fëmijët shkaktar mund të bëhet një infeksion bakterial ose viral, përfshirë këtu atë të veshit, parotitit, variçelën apo një virus gripi. Paraliza e shkaktuar nga një infeksion i përgjigjet mirë një kure me steroid, antibiotikë ose medikamente anti-virale. Në rastet më të rralla paraliza faciale mund të jetë sinjali i parë i një shqetësimi nervor, hemorragjie cerebrale ose tumori në kokë.

Cilat janë simptomat?

– Dridhje, dobësi ose ngurtësi në njërën anë të fytyrës;
– Pjesa e prekur e fytyrës do të duket e vrenjtur, veçanërisht në cepin e gojës;
– Fëmija do të ketë probleme në mbylljen e syrit;
– Do të shfaqet tharje në sy;
– Do të ketë vështirësi në të folur, të ushyer dhe në pirjen e lëngjeve;
– Fëmija do të ketë dhimbje koke, prapa ose para veshit;
– Nuk do të ketë më ndjesi në të shijuar;
– Do të ndryshohet sasia e pështymës në gojë;
– Fëmija mund të dëgjojë zhurma në njërin vesh.

Çfarë të bëjmë me fëmijën?

1-  E dërgoni menjëherë fëmijën tek mjeku;
2- I bëni një rezonancë magnetike me anën e së cilës do të gjendet shkaktari i paralizës;
3- I thoni fëmijës se sëmundja është e përkohshme dhe do të rikuperojë brenda disa muajve;
4- I bëni vazhdimisht masazh në fytyrë fëmijës në mënyrë që të mbani të tonifikuar për në momentin që paraliza do të jetë shëruar. Ushtrimet e fytyrës janë shumë të rëndësishme për një rikuperim më të shpejtë;
5- I jepni fëmijës një medikament kundër dhimbjes. Këtë mund t’jua përshkruajë edhe mjeku duke marrë në konsideratë shkakun e shfaqjes së paralizës.
6- Mjeku mund të përshkruajë edhe një medikament me pika për syrin e fëmijës si edhe një fasho për ta vendosur në të, në mënyrë që të mos ndiejë lodhje dhe irritim;
7- Sigurohuni që fëmija të pushojë sa më shumë si edhe të ushqehet shëndetshëm. Dieta e tij duhet të përmbajë shumë fruta, perime dhe mish.

Të jetojmë me paralizën faciale

Ju duhet ta mësoni fëmijën si të jetojë me të, pasi ai mund të ndihet keq duke qënë se do të duket ndryshe nga bashkëmoshatarët e tij, dhe për pasojë kjo mund ta mërzitë atë. Ju duhet të bëni shumë durim duke qënë se vizitat tek mjeku mund të jenë shumë të shpeshta. Cfarë mund t’i thoni fëmijës tuaj? “Përpiqu të hash gjithçka që të përgatit mami, sepse të bëjnë shumë mirë. Mami dhe babi do të mundohen që ky problem të zgjidhet shumë shpejt, dhe për këtë duhet të hedhim rregullisht pikat në sy. Ne do të kujdesemi për ty sepse të duam shumë”!

Lexoni edhe: Paraliza faciale ne shtatzani






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X