Paraliza faciale ne shtatezani

0 0

Paraliza faciale, e quajtur ndryshe paraliza Bell shkaktohet nga mosfunksionimi i nervit VII. Simptomat e kesaj semundje jane: dobesimi i muskujve se fytyres si dhe paralizimi i nje ane te saj.
Paraliza faciale shoqerohet me nje inflamacion te nervit facial, e shkaktuar nga ndonje infeksion viral.
Mosfunksionimi i nervit VII se kafkes (ose atij facial) shoqerohet nga pa aftesia per te kontrolluar muskujt e pjeses se “goditur” si dhe nga sensibiliteti i pjeseve anesore se gjuhes. Ndryshimet qe shkakton paraliza Bell, konsistojne ne crregullimin e pamjes se fytyres, kryesisht ne menyren e te qeshurit si dhe mbylljes se kapakeve te syve.
Fatmiresisht, ne shume raste, keto simptoma zhduken ne kufirin e disa javeve ose disa muajve. Ky proces mund te pershpejtohet duke u trajtuar me kortikosteroide dhe medikamente anti-virale.
Sipas mjekeve gjinekologe shtatezania eshte nje gjendje e cila “josh” se tepermi paralizen faciale.
Shkaqet
Paraliza Bell konsiston ne nje inflamacion se nervit VII te kafkes. Shkaqet e sakta nuk dihen ende, por kjo semundje lidhet kryesisht me ndonje infeksion viral. Ne momentin qe virusi prek trupin, mund te shkaktoje nje inflamacion te nervit facial, i cili kontrollon muskujt e nje ane se fytyres. Ne disa raste, procesi inflamator, mund te shkaktoje fryrje se fibrave nervore dhe ishemi (furnizimi me gjak ne nje nivel te ulet, se nje pjese/organi te trupit). Viruset te cilat mendohet se shkaktojne paralize faciale jane: Herpes simplex, Herpes zoster dhe virusi Epstein-Barr.
Kushtet e tjera te cilat jane menduar se shkaktojne paralizen faciale jane:
– Gjendja e gripit ose ftohja
– Ndonje infeksion nga HIV
– Semundja Lyme (patologji me origjine bakteriale, e cila mund te preke: lekuren, sistemin nervor ose artikulacionet)
– Semundja dore-kembe-goje
Rubeola
– Infeksioni kronik i veshit te mesem
– Hipertensioni
– Diabeti
– Tumori (psh: tumori i gjendres parotide se trurit)
– Trauma te ndryshme si psh: ndonje frakture e trurit ose nje lezion facial
Paraliza Bell mund te preke njerez te moshave te ndryshme, por kryesisht prek persona nga mosha 15-60 vjec, personat qe vuajne nga diabeti, grate shtatzana (kryesisht ato gra qe jane ne trimestrin e fundit te shtatezanise), ose ne javen e 1-re pas lindjes.
Simptomat
Paraliza Bell karakterizohet nga dobesimi ose paralizimi i muskujve se njeres ane te fytyres. Njihen shume pak raste te prekjes se te dy aneve se fytyres. Simptomat e kesaj paralize zhvillohen shume shpejt duke arritur kulmin e zhvillimit se tyre brenda 48 oreve, duke shkaktuar nje crregullim te madh se fytyres. Paraliza Bell mund te shkaktoje ne fytyre minimalisht nje mpirje te saj, per te vazhduar me rastet me te renda ku ajo shkakton paralize te plote.
Sipmtomat e paralizes Bell perfshijne:
– Mpirje, dobesim i lehte ose paralize e plote e nje ane se fytyres
– Ulje se kapakut te syrit si dhe te cepit se gojes, veshtiresi ne kryerjen e shprehive faciale, veshtiresi ne ngrenien e ushqimit si edhe pirjes se pijeve, veshtiresi ne te qeshur dhe mbylljen e syrit se anes te prekur nga paraliza
– Shtim i prodhimit se sasise te peshtymes
– Futja nga brenda syrit e kapakut te poshtem
– Dhimbje ne pjesen e brendshme dhe te pasme te veshit
– Dhimbje te nofulles
– Marrje mendesh , dhimbje koke ose dhimbje qafe
– Veshtiresi ne te folur
– Ulje e aftesise se shijimit te ushqimit
Ne me te shumten e rasteve, simptomat fillojne te permiresohen brenda 2-3 javesh.
Komplikacionet
Disa komplikacione se paralizes Bell mund te jene:
– Ulcera e kornese (e shkaktuar nga tharja e tepert e syrit ose nga konsumimi i kornese)
– Demtime te parikuperueshme te nervit facial
– Kontraksione te pavullnetshme ose spazma se muskujve te fytyres
Diagnostikimi
Diagnostikimi i paralizes Bell behet vetem ne nje qender te specializuar mjekesore. Ne pergjithesi mjeku gjate vizites egzaminon personin se cilit i jane shfaqur simptomat e siperpermendura, ne pjesen e poshtme dhe te siperme te fytyres. Ai rekomandon te behet nje analize gjaku, me ane se te ciles do te kontrollohen rezultatet per ndonje diabet te mundshem ose ndonje infeksion. Me pas keshillohet te behet rezonanca magnetike si edhe nje tomografi e kompjuterizuar e fytyres, te rendesishme per te verifikuar nese eshte e pranishme ndonje tumor ose frakture e mundshme e kafkes. Elektromiografia (EMG) kryhet per te konfirmuar prezencen e ndonje lezioni nervor si dhe per te saktesuar demtimin e nervit VII se kafkes.
Mjekimi
Paraliza Bell nuk shfaqet e njejte per persona te ndryshem. Tek disa individe kjo semundje nuk kerkon ndonje mjekim apo terapi specifike dhe ne disa te tjera kerkon mjekime dhe fizioterapi intensive. Nese shkaktar i kesaj semundje rezulton ndonje infeksion, mjekimi per te mund te merret paralelisht me te paralizes. Zakonisht medikamentet qe pershkruhen nga mjeku perfshijne:
– Kortikosteridet
Sherbejne per te ulur inflamacionin dhe fryrjen. Disa mjeke rekomandojne nje trajtim te parakohshem me kortikosteroide (brenda 72 oreve nga shfaqja e simptomave te para), kjo per t’u siguruar se paraliza nuk do te lere asnje shenje te mevonshme tek personi te cilit i jane shfaqur keto simptoma. Kortikosteroidet duhet te merren gjithmone edhe me aprovimin e mjekut gjinekolog, pasi edhe pse per mjekun neurolog mund te jete nje mjekim i domosdoshem, per mjekun gjinekolog jo. Dhenia e mjekimit duhet bere gjithmone duke marre ne konsiderate shtatezanine si dicka primare.
– Medikamentet antivirale
Sherben kryesisht per te luftuar infeksionet virale te shkaktuara nga herpes. Ky lloj medikamenti lufton infeksionin. Kjo ben te mundur qe simptomat e paralizes te mos avancojne.
– Medikamentet analgjezike
Dhimbja qe shkakton kjo semundje mund te zbutet me anen e ndonje medikamenti analgjezik si aspirina, por kjo nuk eshte e keshillueshme te merret gjate shtatezanise. Ne vend te saj ju mund te perdorni paracetamol, te cilin mund ta gjeni edhe me emrin komercial depon.
Nje faktor i rendesishem ne trajtimin e kesaj semundje eshte mbrojtja e syve. Paraliza Bell shkakton tek syri i semure pamundesi per t’u mbyllur. Kjo shkakton qe syri te jete i pambrojtur ndaj irritimeve. Gjate dites keshillohet te perdoret nje solucion lubrifikues, por gjithmone nen rekomandimin e mjekut, dhe gjithmone duke vleresuar gjendjen tuaj. Kjo duhet bere sepse zakonisht keto solucione lubrifikuese permbajne kortizon, te cilin zakonisht shume mjeke gjinekologe nuk e rekomandojne.
Gjithashtu mjaft efikase mund te konsiderohet edhe fiziterapia. Zakonisht sipmtomat e saj fillojne te permiresohen pas 2 javesh, ose ne raste te tjera pas 3-6 muajsh. Ne disa raste te tjera simptomat nuk zhduken asnjehere. Ekzistojne mundesi shume te rralla qe paraliza te rikthehet ne po te njejten ane te fytyres, ose edhe ne anen tjeter.

Lexoni edhe: Paraliza faciale te femijet






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X