OBSH ngre alamrin për konsumin e alkoolit nga gratë në moshën për të lindur

0 0

Organizata Botërore e Shëndetit bën thirrje për ndërgjegjësim më të madh për dëmin që lidhet me pirjen e alkoolit dhe efektet e tij tek gratë në moshë pjellore.

Për momentin ky nuk është ende një dokument zyrtar i OBSH -së, por një draft i parë, por mjaftoi për të gjeneruar reagime të nxehta. Drafti thotë fjalë për fjalë se qeveritë duhet të mendojnë për veprimet për të parandaluar konsumimin e alkoolit nga fëmijët, gratë në moshë të lindjes dhe shtatzëna dhe gjithashtu u bën thirrje vendeve të rrisin ndërgjegjësimin për dëmet që lidhen me përdorimin e alkoolit dhe efektet e tij.

Reagimet e para

Shoqatat që bashkojnë kompanitë që prodhojnë alkool kanë deklaruar se OBSH jep indikacione seksiste dhe paternaliste. Shoqatat e tjera kanë vënë në dukje se alkooli rrit rrezikun e sëmundjeve, por për të gjithë, si për burrat ashtu dhe për gratë .

Foshnjat rrezikohen në mitër

Organizata Botërore e Shëndetit shpjegoi në draftin në fjalë se alkooli mund të jetë shkaku kryesor ose dytësor i sëmundjeve të shumta. Por ka  edhe më shumë. Përveç krijimit të problemeve për shëndetin mendor të atyre që pinë, ato rrisin dhunën dhe ulin nivelet e produktivitetit.

Rekomandimi për të ndaluar konsumin e alkoolit u drejtohet veçanërisht grave në moshën e lindjes, pasi një nga manifestimet më dramatike të dëmtimit të njerëzve të tjerë përveç atyre që pinë, është ekspozimi para lindjes ndaj alkoolit dhe zhvillimi i çrregullimeve të spektrit të fetusit të alkoolizuar. Foshnjat e ekspozuara ndaj alkoolit në barkun e nënës mund të kenë rritje të dobët dhe probleme të sjelljes.

Plani sugjeron që dëmet e tilla mund të publikohen përmes “ditës / javës botërore pa alkool”. Vëmendje e duhur duhet t’i kushtohet parandalimit të fillimit të pirjes midis fëmijëve dhe adoleshentëve, parandalimit midis grave shtatzëna dhe grave në moshë të lindjes dhe mbrojtjes së njerëzve nga presionet për të pirë.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X