Nuk mund të flini? Ndoshta jeni shumë të lodhur

0 0

Ne jemi mësuar të shohim fëmijët e vegjël që nuk mund të përshtaten për gjumë kur vjen orari i tij. Por disa ekspertë mendojnë se ky është më shumë  problem i të rriturve sesa i të vegjëlve.

Sigurisht është çudi që në botën tonë të sofistikuar, të teknologjisë së lartë dhe të zënë, ne duket se po kthehemi në sjelljen që dimë të trajtojmë tek fëmijët, por që në njëfarë mënyre nuk po e bëjmë dot me veten.

Sipas ekspertëve, zhvillimi i bujshëm i teknologjisë ka dëmtuar shumë rutinat tona të gjumit dhe jemi gjithë kohën “të ndezur” dhe nuk na vjen për gjumë atëherë kur duhet të na vijë. Nëse më parë i kemi pasur gjërat larg dhe i shikonim nga distanca duke i ëndërruar, tani i kemi shumë pranë, mjafton një klikim në telefonin tonë.

Ju mund të mendoni se po e shpenzoni kohën më mirë, por në fakt truri juaj nuk e përjeton në këtë mënyrë. Ka një neurofiziologji komplekse që kërkon ndërprerje nga detyrat dhe përqendrim; nëse bombardohet vazhdimisht, truri mbingarkohet. Rezultati, thotë Ramlakhan, është se e gjithë kjo po shkakton dëmtim të madh në shëndetin tonë dhe duket se gjithë kjo energji do të vijë një moment e do të shpërthejë.

Nëse truri juaj është bërë gati për të arritur gjithmonë një gjë tjetër, për të mos pasur kurrë një moment për të ndalur dhe për të pushuar, atëherë gradualisht do të bëhet më e vështirë të bjerë në gjendje qetësie e të flejë gjatë natës.

Njerëzit gjtihnjë e më shumë zgjohen të lodhur në mëngjes, ju del gjumi disa herë gjatë natës dhe nuk janë më në gjendje të flenë sërish.

Cilat janë shenjat që po e tejkaloni?

Nëse kur shkoni për të fjetur ju e keni mendjen tek ajo që keni bërë gjatë ditës, ndërsa gjatë ditës jeni të shpërqëndruar janë shenja se ritmi i gjumit dhe truri juaj nuk funksionojnë siç duhet.

Vik Veer është një konsulent ORL, i specializuar në apnean e gjumit. Por ai është bërë një ekspert i gjumit, sepse kaq shumë njerëz që e konsultojnë atë, kanë probleme të ndryshme të gjumit. “Ka të bëjë me përpjekjet për të mbijetuar me më pak gjumë sesa duhet”, thotë ai. “Po flasim për njerëz që zakonisht pijnë kafe në mëngjes për t’u zgjuar dhe pastaj alkool në mbrëmje për t’u përpjekur t’i zërë gjumi”.

Kush është në rrezik të veçantë të mbingarkesës?

Veer thotë se personat rreth të tridhjetave kanë më shumë gjasa.

Sipas psikologëve kjo që po bëjmë ne po përmbys hierarkinë e nevojave të Maslow. Në vitin 1943, psikologu amerikan vendosi kërkesat fiziologjike, duke përfshirë gjumin, ushqimin, ujin dhe strehimin, në fund të piramidës së tij; kërkimi i lumturisë, ndjekja e një qëllimi, përdorimi i talenteve tona, janë në krye. Sot, ne po përmbysim trekëndëshin: ne i japim përparësi elementeve të më sipërm dhe bëjmë çmos për ata që janë më poshtë. Meqë është më e vështirë të vazhdojmë pa ushqim, ujë dhe strehim, ne kemi vendosur të sakrifikojmë gjumin.

Ekspertët thonë se pavarësisht kushteve shumë më të mira të gjumit, mungesa e tij lidhet me paaftësinë tonë për të ngadalësuar ritmin e aktiviteteve kur vjen koha për të pushuar.

Në fund të fundit, ne jemi fëmijë të vegjël në botën dixhitale; si fëmijët e vegjël që nuk e dinë kur kanë ngrënë mjaftueshëm çokollatë.

Lexo edhe: Pagjumesia, si ndikon te zemra dhe tensioni i gjakut






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X