Nuk gjeta paqe derisa mjekët më vunë vajzën në gjoks

0 0

“Kur fëmija im i tretë ishte 18 muajsh, vendosëm të fillonim të përpiqeshim për fëmijën tonë të fundit. Ne donim që të gjithë fëmijët tanë të ishin afër në moshë. Kam mbetur shtatzënë shumë shpejt dhe ne ishim kaq të lumtur.

Gjithçka po shkonte mirë, deri në një natë kur filloi të më dilte gjak. Mendova se ishte gjakderdhje implantuese dhe nuk mendoja shumë për këtë, derisa situata filloi të përkeqësohej. Unë përfundova në spital ku më thanë se kisha shumë gjasa të përjetoja një abort.

Aty filluan disa nga javët më të vështira të jetës sime. Me një dhimbje të padurueshme emocionale dhe mendimeve së trupi im po dështonte, unë duhej gjithashtu të “mirëprisja” dhimbjen intensive fizike të humbjes së shtatzënisë e gjakderdhjes.

Unë nuk isha e përgatitur për asnjë nga këto. Por duhej ta kaloja këtë.

Disa muaj më vonë, kuptova se isha shtatzënë përsëri. Deri atë kohë nuk kisha pasur kohë as të përjetoja trishtimin për humbjen e shtatzënisë së mëparshme.

Vendosa të mos ngazëllehem. Javët kaluan dhe dëgjuam rrahjet e para të zemrës, pastaj mësuam se fëmija ynë i çmuar ishte një vajzë. Çdo moment që duhet të ishte mbushur me lumturi dhe gëzim u errësua nga frika dhe ankthi.

Frika kurrë nuk u zbeh plotësisht derisa mjekët e vunë vajzën në gjoksin dhe e dëgjova zërin e saj. Ky ishte momenti i parë që ndjeva paqe prej më shumë se një vit.

Vajza ime më ndryshoi jetën dhe më bëri një person shumë më të fortë dhe nënë shumë më të fortë gjithashtu. Unë jam kaq shumë mirënjohëse për të”.

Lexo edhe: Lindja eshte me e veshtire se vrapi ne nje maratone






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X