Lindja është më e vështirë se vrapi në një maratonë

0 0

Shumë nëna të ardhshme e mësojnë veten me idenë se trupi i tyre po përgatitet për lindjen.

Trupat tanë janë shumë të fuqishëm, por mos harroni që kanë nevojë për kohë që të shërohen pas lindjes. Por lindja është diçka e natyrshme dhe normale, edhe pse është shumë shumë e vështirë për një grua. Shoqëria jonë duhet të ndërgjegjësohet për këtë në mënyrë që t’i ofrojë nënave kohën dhe mbështetjen që i duhet për t’u rikuperuar.

Shkencëtarët thonë se lindja për trupin e një gruaje është më e vështirë se vrapimi në një maratonë. Por ndërkohë që atletët pushojnë gjithë kohën e novojshme dhe marrin të gjitha trajtimet që u duhen, shumë nëna duhet t’i anashkalojnë plagët dhe të vazhdojnë detyrimet e tyre pas sjelljes në jetë të një fëmije.

Gara në një maratonë dhe lindja e një gruaje janë të ngjashme në shumë mënyra. Në të dyja rastet, protagonistët tentojnë të harrojnë se e dhimbshme ishte ngjarja fizikisht dhe të të dyja rastet trupat shtyhen në esktrem.

Por sportitstët e fillojnë garën pasi kanë pushuar shumë mirë, ndërsa kur nënat fillojnë lindjen, ato janë tashmë të lodhura.

Mjekët këshillojnë nënat për të qenë sa më energjike gjatë lindjes, të jenë hidratuara mirë dhe të marrin mjaftueshëm hekur dhe proteinë.

Gjithashtu sportistët pas lëndimeve marrin ndihmë. Ndërsa shumica e nënave jo.

Një studim i vitit 2015 në Universitetin e Miçiganit, zbuloi se 25% e nënave postpartum kanë fraktura të ngjashme me ato sportivet. 2/3 e tyre kanë dëmtime të ngjashme me ato muskuloret të sportistëve. 15% e tyre kanë dhimbje legeni që zakonisht kalon pa u mjekuar dhe nënat duhet të bëjnë çdo punë me këtë dhimbje.

Lexo edhe: Sa kohe pas shfaqjes se mukusit do te fillojne dhimbjet e lindjes?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X