I fillojnë dhimbjet e lindjes, nëna shkon në ceremoninë e diplomimit

0 0

Në datën 13 të muajit dhjetor, ka ndodhur një histori e pazakontë ku një nënë është diplomuar, ndërkohë që ka qenë gati të lindte fëmijën e saj të dytë.

Ceremonia e diplomimit

Ngjarja ka ndodhur në Universitetin Shtetëror në Luiziana. Nëna studionte për Financë-Kontabilitet dhe në atë grup po diplomoheshin vetëm 10 studentë. Ajo nuk donte të humbte mundësinë të ishte një prej tyre. E sapodiplomuara shpjegon se kishte pasur probleme herët në javën e 25 të shtatzanisë dhe për këtë arsye shumë prej leksioneve i ka ndjekur përmes Skype. Megjithatë kjo nuk e ka ndaluar të vazhdojë ëndrrën për t’u diplomuar në degën që dëshironte.

Kontraktimet e lindjes

Në momentin e ceremonisë asaj i kanë filluar kontrakitmet, por është përpjekur të durojë për të marrë diplomën. Nëna thotë se kjo diplomë i kushtohet vetes së saj, po aq sa edhe të bijës 10-vjeçare dhe asaj të sapo lindur.

“Unë besova se mund të arrija gjithçka nëse përpiqesha dhe nëse kisha guxim”.

Puna dhe guximi i saj u shpërblyen. Ajo jo vetëm u diplomua, por më pas solli në jetë vajzën e saj të vogël.

Lexo edhe: Aksident rrugor, gruaja vdes pas lind vajzen/ FOTO






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X