Fëmija nuk mund të priste, lind në tren

0 0

Një grua i ka dhënë jetë fëmijës së saj në rrethana jo fort të zakonshme në Londër. Ajo ka hipur në tren, por mesa duket vogëlushi i saj e ka pasur me shumë nxitim dhe aty i kanë filluar dhimbjet e lindjes.

Menjëherë, stafi dhe pasagjerët u bashkuan për t’i dhënë një ndihmë, duke thirrur ambulancën e mjekët, por fëmija nuk dëshironte të priste më gjatë. Ai lindi përpara se të mbërrinte stafi mjekësor.

Për nënën e re dhe fëmijën u kujdesën personat e rastit që ndodheshin në tren duke udhëtuar, ndërsa pas mbërritjes së ambulancës u dërguan në spital, nga ku raportohet se janë shëndoshë e mirë të dy.

Kjo ka qenë një ngjarje që i ka bërë të lumtur të gjithë të pranishmit, të cilët pasi kanë marrë vesh këtë lajm, e kanë harruar vonesën e trenit që u shkaktua si pasojë e kësaj ngjarjeje.

Disa nga pasagjerët sugjeruan që linja hekurudhore t’i mundësojë këtij fëmije udhëtimin falas për gjithë jetën, por ende nuk është marrë ndonjë vendim.

Kjo nuk është hera e parë që një fëmijë lind në një mjet transporti. Edhe më parë ka pasur ngjarje të tilla si për shembull lindje në makinë ose avion.

Lexo edhe: Aksident rrugor, gruaja vdes pasi lind vajzen/ FOTO






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X