Familjarët varrosin të gjallë vajzën e porsalindur, policia e gjen dhe e shpëton pas 7 orësh

0 0

Një foshnjë është varrosur e gjallë për disa orë, më pas u gjet dhe u shpëtua. Si e shpjegoni këtë?

Një fëmijë i porsalindur mbijetoi pasi u varros e gjallë nga familja e saj për shtatë orë. Vajza indigjene u shpëtua nga policia braziliane në Parkun Kombëtar Xingu në shtetin Mato Grosso, zonë ku jetojnë shumë prej fiseve të vendit.

Zyrtarët e policisë gërmuan në vendin ku gjendej fëmija e zhveshur, me kordonin e kërthizës ende të bashkangjitur, në qytetin e Canaranës. Ata e gjetën foshnjën në një gropë 50 cm.

Gjyshja e vajzës, 57 vjeçare, është arrestuar dhe aktualisht po përballet me akuzën “tentativë për vrasje”.

Familja, të cilët janë anëtarë të fisit Kamayura, i ka tha policisë se foshnja kishte përplasur kokën në dysheme pasi nëna e saj 15-vjeçare e lindi. Ata u shfajësuan duke thënë se e dinin vajzën të vdekur meqë nuk po reagonte dhe e kishin varrosur në përputhje me zakonet vendëse.

Por policia ka ende dyshime për shkak të moshës së nënës adoleshente dhe sepse babai i foshnjës kishte refuzuar ta njihte vajzën si fëmijën e tij.

Pasi e shpëtuan, vajza u dërgua menjëherë në kujdesin intensiv për të porsalindur në Spitalin Boa Agua me hipotermi dhe probleme frymëmarrjeje.

Tani ajo është marrë nën kujdes nga shteti.

Nëna dhe gjyshja e foshnjës u arrestuan, por pas disa procedurave tani janë të lira.

Lexo edhe: Aksident rrugor, gruaja vdes pasi lind vajzen/ FOTO






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X