Nënat me shumë fëmijë jetojnë më gjatë, ja pse

0 0

Nënat  e dinë se sa e vështirë mund të jetë jeta kur bën 3, 4 ose më shumë fëmijë, por të jesh një nënë me shumë fëmijë, duket se paska edhe përfitimet e saj. Duke pasur shumë fëmijë jeta juaj do të mbushet me shumë aventura, shumë burime dashurie, dhe do t’ju garantojnë kujdesin dhe mbështetjen kur të moshoheni.

Rezulton se lindja e shumë fëmijëve mund t’ju japë edhe më shumë se kaq. Ekspertët zbuluan se sa më shumë fëmijë që të keni, aq më gjatë jetoni dhe shpjegimet e tyre duken mjaft bindëse.

Më poshtë ju tregojmë  disa studime shkencore që shpjegojnë pse dhe se si duke qenë një nënë e shumë  fëmijëve mund të zgjasë jetën e një gruaje.

Një ekip studiuesish nga Universiteti i Uellsit të Ri Jugor studioi një grup australianësh më  të vjetër në moshëpër të gjetur se si mungesa ose prania e fëmijëve (dhe numri i tyre) ndikonte në jetëgjatësinë e grave. Rezultoi që gratë që kishin 2 fëmijë kishin 17% më pak rrezik për vdekje  në krahasim me ato që nuk kishin fëmijë. Gratë me 3 fëmijë demonstruan një rrezik më të ulët vdekjeje që ishte rreth 20% më pak dhe ky model vazhdoi: pra sa më I madh të ishte numri i fëmijëve aq më i ulët ishte rreziku I vdekjeve.

Por, cilat janë arsyet për këtë efekt fantastik të amësisë?

  • Lindja e shumë fëmijëve ngadalëson plakjen qelizore, sugjeron një nga teoritë.

Studimi i kryer nga një ekip ekspertësh nga Simon Fraser University në Kanada ka treguar se gratë me më shumë fëmijë kanë gjasa të ngadalësojnë procesin e plakjes së qelizave të tyre. Profesori i shkencave të shëndetit, Pablo Nepomnaschy dhe studiuesja postdoktorale, Cindy Barha studioi gratë nga Guatemala të cilët treguan shenja qelizore të jetëgjatësisë.

Plakja qelizore tregohet nga shkurtimi i telomereve, bishtat mbrojtës që gjenden në fund të ADN-së që kanë tendencë të shkurtojnë me kalimin e kohës. Profesor Nepomnaschy dhe ekipi i tij ishin të befasuar kur mësuan se gratë me telomeres më të gjatë kishin më shumë fëmijë. Shkencëtarët besojnë se ky fenomen mund të lidhet me rritjen e estrogjenit, të cilat nënat e shumë fëmijëve I përjetojnë. Estrogjenit funksionon si një antioksidant i fuqishëm që mbron qelizat kundër shkurtimit të telomereve.

Nënat e shumë fëmijëve në përgjithësi marrin më shumë mbështetje nga miqtë dhe familja e tyre të cilat ndikojnë pozitivisht në gjendjen e tyre fizike dhe emocionale. Mbështetja më e madhe çon në një rritje të sasisë së energjisë metabolike që rezulton me mirëmbajtjen e indeve duke ngadalësuar kështu procesin e plakjes.

Një hulumtim tjetër I kryer nga një ekip ekspertësh nga Edith Cowan University në Perth në Australi tregoi se familjet me 4 ose më shumë fëmijë marrin kënaqësinë më të madhe të jetës. Dr. Harman është i sigurt se kjo është e gjitha në lidhje me rritjen e mbështetjes së ndërsjellë brenda familjes dhe një atmosferë paqësore psikologjike. Fëmijët kurrë nuk janë të mërzitur, kanë dikë që të luajnë dhe marrin pavarësinë mjaft herët.

Lexo edhe: Pse prinderit e sotem duan me pak femije se prinderit e tyre. 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

8 fakte befasuese për motrat...

Ka disa studime që shpjegojnë lidhjen mes motrave e vëllezërve në familje si dhe ndikimin indirekt që kanë ata në formimin dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Vëllezërit e motrat kalojnë...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X