10 përfitimet e fëmijëve me diferencë të vogël moshe

0 0

Ka shumë teori sesa duhet të jetë diferenca mes motrave dhe vëllezërve. Megjithatë, qoftë diferenca e madhe, qoftë e vogël, secila ka përfitimet e saj.

Përfitimet e fëmijëve me diferencë të vogël moshe

  1. Ata kanë një mik të ngushtë

Fëmijët me pak diferencë tashmë kanë një lidhje të fortë. Ata mësojnë gjëra pothuajse njëkohësisht. Gjithmonë kanë dikë me të cilin mund të luajnë. Janë shumë mbrojtës për njëri-tjetrin.

  1. Janë në orare të ngjashme

Ata janë në të njëjtën rutinë / orar. Duke filluar nga zgjimi në të njëjtën kohë në mëngjes, hanë bashkë, lahen bashkë.

  1. Përvoja e prindërve me fëmijë të vegjël është e freskët

Ndonjëherë prindërve ju duket sikur harrojnë të kujdesen për të porsalindurin, nëse fëmija i madh është shumë më i rritur. Ndërsa kur fëmijët janë afër njëri-tjetrit kjo përvojë është ende shumë e freskët.

  1. Ndajnë interesa të ngjashme

Ata zakonisht duan të njëjtat shfaqje televizive dhe filma, të njëjtat lodra, libra, aktivitete dhe rroba.

  1. Nënat kanë një justifikim kur nuk bëjnë diçka siç duhet

Jeta është shumë e shpejtë dhe intensive. Nëse nuk përmbushni pritshmëritë tuaja apo të atyre që ju rrethojnë mund të justifikoheni lehtë se keni dy fëmijë të vegjël.

  1. Nënat mund të lënë disa gjëra të panevojshme jashtë kontrollit

Gjërat nuk mund të jenë të përsosura gjithmonë dhe kur keni dy fëmijë të vegjël ju e kuptoni më mirë këtë gjë.

  1. Jeni më spontane se më parë

Kur ke dy fëmijë të vegjël, shumë vendime merren në çast pa u menduar shumë gjatë.

  1. Kërkoni ndihmë më lehtë

Në fillim mund të doni të bëni gjithçka vetë, por kur keni dy fëmijë do e kuptoni që keni nevojë për ndihmë dhe do të jetë më e lehtë ta pranoni.

  1. Nëna bëhet më e guximshme dhe më e sigurt

Njerëzit nuk rezervohen për të komentuar numrin e fëmijëve, diferencën e tyre në moshë etj dhe kjo i bën nënat më të forta.

  1. Zemra e nënës është e mbushur me më shumë dashuri

Dinamika e të pasurit dy fëmijë me shumë pak diferencë, interaktiviteti me ta të bëjnë njëri më të mirë e të dashur.

Lexo edhe: Diferenca ideale e moshes se femijeve






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X