Vetëm një fëmijë është zgjidhja perfekte për ne

0 0

 

Kur shikoj motrën time me shumë fëmijë ndihem shumë e lumtur për të dhe për vete që më ka falur kaq shumë nipër e mbesa. Por gjithashtu më pëlqen fakti që unë asaj i kam dhuruar vetëm një nip.

Djali im është fëmijë i vetëm dhe kështu do të vazhdojë të jetë. Kjo mund të tingëllojë e trishtueshme për disa, por për familjen time është e përsosur.

Para se të isha shtatzanë unë mendoja se do të kisha të paktën dy fëmijë. Por shtatzania e ndryshon trupin tonë rrënjësisht, madje edhe mendjen.

Pasi tentova për disa kohë të ngelesha shtatzanë, u kënaqa shumë kur pashë rezultatin pozitiv, por pothuajse menjëherë fillova të mos ndihesha mirë fizikisht, gjë që më hoqi gëzimin e madh të deriatëhershëm.

Për njerëzit e tjerë, shtatzania ime nuk konsiderohej e vështirë. Unë vërtet nuk kisha rrezikshmëri dhe nuk isha e shtruar në spital, por shtatzania ime ishte vërtet e vështirë.

Në mesin e shtatzanisë unë dhe im shoq vendosëm që nuk do të bënim fëmijë të tjerë. Jo vetëm për mënyrën e tmerrshme sesi jam ndjerë, por gjithashtu për llogaritjet që bëmë, për shpenzimet e tepërta që ishin në limitet tonë financiare. Pra, financiarisht dhe fizikisht një fëmijë na përshtatej më së miri.

Ne ishim shumë të lumur me vendimin tonë, ndërsa njerëzit ende pa lindur djali na pyesnin se kur do ta bënim fëmijën e dytë. Dhe nuk u pëlqente aspak përgjigja ime.

“Do të ndryshosh mendje”, ishte përgjigja e përbashkët e të gjithë atyre që më pyesnin.

Mes tyre edhe mjekja ime.

Njerëzit tentonin të më bindnin duke më listuar një sërë argumentesh si: fëmija jot do të ketë nevojë për vëllezër dhe motra, nuk do të dojë të jetë vetëm, po nëse i ndodh gjë atij ju do të ngeleni pa fëmijë, kostoja e dy fëmijëve nuk është shumë më e shtrenjtë se shpenzimet për një fëmijë etj.

Kështu vazhdonin njerëzit duke më dhënë pafundësisht arsye që të bëja një fëmijë tjetër. E vetmja që më befasoi ishte një infermiere e cila e vlerësoi shumë faktin që unë dhe im shoq kishim vendosur të mbronim atë që ishte e drejtë për ne. Komenti i saj më ngriti moralisht dhe u bë motoja ime.

Sa herë që ndihesha e gjykuar për vendimin tonë,  ë kujtohen fjalët e infermieres se ne do të bëjmë çfarë është e drejtë për ne.

Ne ndaluam së bëri fëmijë të tjerë pas të parit sepse ne i dimë limitet tona.

Vërtet im bir nuk do të rritet me motra e vëllezër, por ai nuk do të jetë kurrë i vetmuar. Ai do të ketë kushërinjtë, shokët e klasës dhe miqtë.

Vërtet që atij mund t’i ndodhë diçka, por fëmijët nuk janë goma për t’u mbajtur si rezervë.

Në fakt më trishton koha që po kalon shumë shpejt dhe mbrëmë teksa po ecnim dhe djalin e kishte zënë gjumi në krahun tim, u trishtova kur mendova se kurrë më nuk do e provoj ndjesinë e një fëmije që fle në kraharorin tim, pasi im bir të rritet edhe pak. Megjithatë, jam gjithashtu e vetëdijshme për arsyet tona, kështu që jam e lumtur me vendimin që do të kem vetëm një fëmijë.

Kur shoh motrën time duke u kujdesur për disa fëmijë njëkohësisht, trembem nga aftësia e saj. Ajo është nënë e përkryer, ndërsa unë e njoh veten mjaftueshëm për të kuptuar se nuk do ia dilja dot përveçse me një fëmijë.

Sedilja e dytë në makinën time është ideuar për qenin tim, jo për një fëmijë tjetër dhe kjo gjë më pëlqen.

Lexo edhe: Lindja e femijeve ve ne rrezik shendetin e zemres se nenes






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X