Mos notoni asnjëherë me lente në sy

Mos notoni asnjehere me lentet e kontaktit, pasi mund te merrni infeksion qe rrezikon shikimin tuaj.




0 0

Diçka që duhet të mbani mend këtë verë: Notimi me lentet tuaja të kontaktit nuk është aspak një ide e mirë.

Paralajmërimi vjen nga një raport i ri, i cili tregon historinë e një gruaje që, pas notimit me lentet e saj të kontaktit, zhvilloi keratitis akantamoeba, një infeksion që mund ta dëmtojë shikimin tuaj.

Pacientja kishte shikuar për vizitë pas dy muajsh dhimbje të përhershme, ndjeshmëri ndaj dritës dhe shikim të paqartë në syrin e majtë.

Gjendja e gruas, keratitis akantamoeba, është relativisht e rrallë, por nuk është domosdoshmërisht e padëgjuar. “Ky nuk është një rast i zakonshëm, por klinikat më me zë të syve  kanë pesë deri në 10 raste në vit”.

Ky infeksion mund të merret kudo, në liqen, det, pishinë etj, por nuk shkakton të njëjin dëm si në rastt kur keni vënë lente.

Për këtë arsye, të gjithë prodhuesit e lenteve të kontaktit rekomandojnë që të mos notoni me to.

“Kjo gjendje është shumë e vështirë për t’u trajtuar. Ajo kërkon përdorimin e pikave të syve që duhet të përdoren çdo ditë për disa javë “, shpjegon Dr. Fredrick.

Ai thotë se në disa raste pacientët duhet t’i përdorin ato për muaj të tërë. Ndonjëherë, pacientët duhet t’i nënshtrohen transplantimit të korneas pas përdorimit të ilaçit me pika.

Lexo edhe: Lentet e kontaktit, rrezikoni shikimin nëse bëni këto gabime






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X