“Mjaft ju kërkuat baballarëve që të bëhen prindër më të mirë!”

Mënyra se si ne i perceptojmë rolin e nënave dhe baballarëve ka ndryshuar shumë me kalimin e viteve.




0 0

Në mënyrë të veçantë, baballarët kanë pasur një qasje më aktive ndaj prindërimit sesa në gjeneratat e mëparshme. Thjesht duke marrë parasysh se po shtohen edhe baballarët që qëndrojnë në shtëpi ndërsa nënat punojnë, kuptojmë se sa kanë ndryshuar kohët.

Ky është një hap i mrekullueshëm dhe shumë përparues por ka vetëm një problem: kërkesa e vazhdueshme për kujdes nga baballarët që janë të përfshirë në rritjen e fëmijëve të tyre.

Kur ne e lavdërojmë një baba se po e bën shumë mirë punën e kujdesit për fëmijën, ne jo vetëm që fyejmë nënat, të cilat e bëjnë më shpesh këtë punë dhe nuk marrin as lavdërime dhe as duartrokitje, por gjithashtu nënvlerësojmë aftësinë e një njeriu për të qenë prind duke përçmuar gjithçka që bën për fëmijët e tij.

Kyle Fowle, një baba kanadez ka treguar shumë lidhur me këtë temë. Në një artikull të fundit për Grok Nation, ai shpjegon se kur është me fëmijën në publik nuk dëshiron që ta lavdërojnë. Si një shkrimtar i pavarur, Fowle ka kohë për ta nxjerrë të birin në shumë udhëtime vetëm për vetë,

“Në zemrën time dhe në kokën time, unë e kam ditur gjithmonë se baballarët që kanë një rol aktiv të prindërimit marrin shumë lavdërim dhe vëmendje… por në të vërtetë ta përjetosh dhe ta shohësh se sa e vazhdueshme dhe e zakonshme është kjo situatë, është krejt ndryshe.

Ndërsa njerëzit që të komplimentojnë shpejt nuk të bëjnë asnjë dëm por Fowle e quan gjithë këtë një “bindje shoqërore dhe gjinore mjaft shqetësuese.” Sipas këtij babai, ekzistojnë dy probleme kryesore me këtë mendim.

E para është se burrave u jepet “një miratim i lehtë kur bëhet fjalë për kujdesin e fëmijëve”, por janë të mbingarkuar me lëvdata kur bëjnë minimumin.

“Unë as nuk mund ta imagjinoj gruan time, ose ndonjë nënë tjetër, duke u duartrokitur për punën e saj të palodhur dhe përfshirjen në jetën e fëmijës së saj ndërsa është duke shtyrë karrocën në një park”, thotë ai.

Sa i përket pikës së tij të dytë, ai thotë se “mendimi fillestar për çdo baba është paaftësi e plotë.” Në fakt, Fowle gërmon edhe më thellë në këtë çështje në një artikull tjetër ku ai shkruan se shumica e librave të prindërimit supozojnë se baballarët janë të pavëmendshëm.

Ai po i bën thirrje publikut, veçanërisht baballarëve të tij, që të ndryshojnë këtë stereotip të vjetëruar një herë e përgjithmonë.

“Ne mund të jemi prindër dhe partnerë më aktivë, mund të punojmë për të hequr idenë se jemi të pashpirt dhe të paaftë në rritjen e fëmijëve, dhe në vend të kësaj të krenohemi me anën tonë të brendshme dhe të refuzojmë të bëjmë shaka lidhur me këtë sepse ne mendojmë se ‘maskiliteti ” ynë po kërcënohet.

Fjalët e këtij babai kanë marrë një mbështetje të madhe në rrjetet sociale.

Lexo edhe: Rëndësia psikologjike e pranisë së babait në jetën tonë






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

8 fakte befasuese për motrat...

Ka disa studime që shpjegojnë lidhjen mes motrave e vëllezërve në familje si dhe ndikimin indirekt që kanë ata në formimin dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Vëllezërit e motrat kalojnë...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Covid 19 dhe obeziteti, vëmendje...

Kushdo që mendoi se Covid-19 do të kursente fëmijët e kishte gabim. Virusi jo vetëm që prek edhe më të vegjlit, por në fëmijëri shkakton edhe një sërë efektesh të...

Letra për babagjyshin, nga nëna...

I dashur Babagjysh, Nuk do të kërkoj një kupon për disa rroba të reja ose telefonin e teknologjisë më të fundit. Gjithçka që dua për Krishtlindje është që fëmija im...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X