loading

Roli i rëndësishëm i babait në gjumin e foshnjës

Babai ka nje rol te rendesishem ne venien e femijeve ne gjume, mesa duket kur nuk ia del dot nena, eshte babai qe ka me shume sukses.




0 0

Gjumi i fëmijëve, pse babai është thelbësor

Sa prej jush duhet të merren çdo natë, me thirrjet e dëshpëruara dhe klithmat e fëmijëve tuaj të cilët nuk mund të flenë dhe zgjohen rregullisht? Mungesa e gjumit dhe vështirësia e foshnjës për ta zënë gjumi është një nga aspektet që karakterizon muajt e parë të jetës së të porsalindurit.

Roli themelor i babait

Në fakt, fëmijët shpesh arrijnë të bien në gjumë më lehtë dhe më shpejt, mbi të gjitha, në krahët e babait të tyre. Këtë e thonë shumë nëna që përmes dëshmive të tyre tregojnë se sa shpesh bashkëshortët e tyre mund të jenë vendimtarë për t’i bërë fëmijët të flejnë.

Dëshmia e një nëne

“Pikërisht sepse ndoshta nuk kanë qenë me fëmijën gjatë gjithë ditës, ata kanë një mendje “të freskët” dhe nëse kujdesen për momentin e gjumit, ne nënat mund të pushojmë gjithashtu”!

Duhet të theksojmë gjithashtu faktin se, për secilin fëmijë, është shumë e rëndësishme të diversifikohen temat dhe rolet e prindërve të tij. Shpenzimi i tepërt i kohës me nënën, në fakt, mund ta bëjë fëmijën të “ngjitur” me nënën, duke rrezikuar të mos afrohet me të tjerët dhe veçanërisht me të atin.

Kjo është arsyeja pse është mirë të mos e përjashtojmë babain, por ta përfshijmë atë sa më shumë që është e mundur në gjithçka që ka të bëjë me fëmijën, gjumi (natyrisht) i përfshirë.

Sipas gruas, nëse fëmija nuk dëshiron të flejë në krevatin e tij, është mirë të vlerësosh me partnerin mundësinë e të fjeturit bashkë, e cila sjell shumë përfitime jo vetëm për gjumin e foshnjës, por edhe për çiftin.

Rëndësia e bashkë-fjetjes

“Fjetja me të tjerët plotëson nevojat themelore psikologjike dhe forcon e mban marrëdhëniet shoqërore. Ne propozojmë që fjetja me fëmijët mund të konsiderohet një formë legjitime dhe shoqërore e ndarjes së gjumit. Për më tepër, ky aspekt mund të ketë implikime të rëndësishme për gjumin e njeriut, marrëdhëniet midis njerëzve dhe kafshëve dhe për mirëqenien e kafshëve”, – shpjegoi Bradley P. Smith, hulumtues.

Lexo edhe: Secili fëmijë ka modelin e tij të gjumit, mos i qëndroni striktë rregullave


Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Fëmijët në moshën e shkollës...

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë se gjysma e fëmijëve që shkojnë në shkollë nuk plotësojnë orët e gjumit dhe kjo gjë nuk cënon vetëm kohën e tyre të...

Bëni gjumë të shqetësuar? Ja...

Armiqtë më të këqij të një gjumi të qetë? Pijet alkoolike, sigurisht por edhe pirja e duhanit, e konsideruar deri më sot një nga faktorët që ndikon drejtpërdrejt në cilësinë...

Ora ndryshohet të dielën, si...

Duke filluar nga nesër, të dielën më 27 tetor, ora do të kthehet një orë mbrapsht. Megjithëse shumë njerëz do të janë mirënjohës që fjetën një orë më shumë, prindërit...

Pse nuk flenë bebet? Arsyeja...

Çdo prind i ri mund të dëshmojë se gjëja e parë që vijon pas lindjes së foshnjës është gjumi. Po, foshnja përfundimisht do të flejë gjatë natës. Disa thjesht zgjasin...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X