Aroma që përforcon lidhjen e babait me të porsalindurin

0 0

Sipas një studimi britanik, ndryshimet psikologjike nuk ndodhin vetëm te nëna por edhe te babai gjatë nëntë muajve të shtatzënisë. Dhe pas lindjes, edhe era e nënës së re ndikon në lidhjen midis babait dhe fëmijës.

Një çështje e nuhatjes

Nënat e reja lëshojnë një erë të veçantë për shkak të hormoneve, të cilat do t’i ndihmonin baballarët e rinj të lidheshin me fëmijën. Këto janë rezultatet e studimit që kanë të bëjnë me ndryshimet hormonale që mund të luajnë një rol të rëndësishëm në lidhje me kujdesin e fëmijëve, duke rritur kështu shanset e mbijetesës. Për të arritur këto përfundime, studiuesit kanë marrë monstra të djersës së grave midis moshës 17 dhe 33 vjeçare, të cilat sapo ishin bërë nëna dhe të atyre që nuk kishin lindur ende fëmijë.

Shkencëtarët kanë testuar efektin në 91 burra midis 19 dhe 44 vjeç, të cilët kanë nuhatur erën për rreth 10 minuta. Para dhe pas testit, vullnetarët iu përgjigjën pyetësorëve dhe iu kërkua të shihnin fotografitë e fytyrave të burrave, grave dhe foshnjave. U konstatua kështu se burrat e ekspozuar ndaj erës së nënës së re shpenzuan më shumë kohë duke parë fotot e foshnjave. Sipas autorëve të studimit, rezultatet zbuluan një tregues të parë pozitiv në lidhje me hipotezën se edhe ekspozimi i shkurtër ndaj erës së nënës së re është i mjaftueshëm për të nxitur ndryshimet psikologjike dhe të sjelljes të lidhura me kujdesin e foshnjave.

Ndryshime edhe te baballarët

Antropologia Anna Machin shpjegoi se të bëhesh baba është një fenomen biologjik, si të bëhesh nënë. Në fakt, ka ndryshime hormonale edhe te baballarët: nivelet e testosteronit te meshkujt ulen menjëherë para ose menjëherë pas lindjes së fëmijës së parë. Kjo konfirmohet edhe nga një studim që ekzaminon 624 burra të vetëm dhe pa fëmijë duke analizuar nivelet e tyre të testosteronit: 465 prej tyre u bënë baballarë gjatë 5 viteve të studimit dhe treguan një rënie prej 34% të niveleve të testosteronit në krahasim me ata që mbetën të vetmuar ose nuk u bënë me fëmijë. Studime të tjera kanë treguar se hormonet që ndihmojnë në krijimin e një lidhjeje, të tilla si oksitocina dhe dopamina, rriten kur testosteroni zvogëlohet.

Sipas disa studimeve, zonat e trurit që janë aktivizuar si te baballarët dhe nënat pas lindjes, janë ato që lidhen me dashurinë, ndjeshmërinë dhe aftësinë për të reaguar ndaj sjelljes së fëmijës.

Lexo edhe: Aroma e bebeve mund të përdoret si kurë për depresionin






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X