Michelle Hunzinker apel nenave te reja, mos u turperoni nga trupi juaj

0 0

Pas lindjes ajo që të mbetet nga shtatzania janë kilet e tepërta si edhe trupi jo i tonifikuar, gjë që e bën nënën e re të ndihet keq dhe të fillojë të fshehë trupin e saj poshtë rrobave të gjera.

Jetoni dhe mendoni ndryshe, ka ardhur momenti!

Këtë e shpreh një showgirl italian, Michelle Hunziker, e cila e di mirë se çfarë do të thotë të gjendesh me peshë të madhe pas lindjes duke qënë se ka sjellë në jetë plot 3 vajza! Edhe pse ajo është munduar të rikthehet në formë, ka dashur të bëjë një apel për të gjitha nënat e reja që nuk ndihen mirë me veten pas lindjes!

Disa fjalë për të gjitha nënat!

“Dua t’ju them të gjitha nënave se e kuptoj shumë mirë sa e vështirë është të hysh në instagram në këtë periudhë vere dhe të shikosh vajza me kostume banjoje në masën 38. Shikoni këtë foto, e kam bërë ndërsa ushqeja me gji vajzën time Sole dhe shikoni mirë sa e shëndoshë kam qënë dhe nuk e keni idenë sa krenare isha. Kisha plot 14 kile më shumë se normalisht të ngelura nga shtatzania!

Kam sjellë në jetë 3 vajza dhe them me bindje se të sjellësh në jetë një fëmijë është diçka e rëndësishme, madje një sukses i vërtetë. Jemi treguar shumë të zonjat! Bebja juaj është një fletë e bardhe mbi të cilën do të shkruani sa shumë e doni, sa shumë e keni dëshiruar, se do të jeni gjithnjë pranë tij…

Ky është një moment magjik që nuk do të kthehet kurrë më, dhe unë jam munduar të shijoj çdo moment bashkë me vogëlushet e mia. Janë qënie të vogla dhe të bukura, të brishta që kanë nevojë për kujdes dhe ankthi për t’u rikthyer në formë nuk do t’ju lejojë të shijoni asnjë moment të bukur nga jeta.

Mund të riktheheni në formë në një moment tjetër, kur të ndiheni gati!  Merrni parasysh çfarë lindje keni pasur, nëse keni bërë një lindje natyrale mund të bëni pak sport, nëse ka qënë një operacion do t’ju duhet më tepër kohë…”

Gjithsesi mbani mend se jeni shumë të bukura dhe unë ju kam shumë xhan”!

Nëna, përpiquni t’i kuptoni dhe vlerësoni këto fjalë!

Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?

  • Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
  • Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
  • Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
  • TV (13%, 78 Votes)78
  • Muzike (8%, 49 Votes)49
  • Libra (5%, 30 Votes)30

Total Voters: 586

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X