Medikamentet që ju bëjnë të shtoni në peshë pa e kuptuar

0 1

Ushtrimet dhe dieta e kontrolluar nuk po ju ndihmojnë të humbni peshë? Mos e humbni shpresën. Hapni sirtarin ku keni vendosur ilaçet dhe kontrolloni medikamentet që po merrni. Kjo pasi disa prej tyre mund t’ju bëjnë të shtoni në peshë duke ju bërë të ndieni uri apo duke ngadalësuar aftësinë e trupit tuaj për të djegur kaloritë.

Medikamentet që shkaktojnë shtimin në peshë tek femrat:

  1. Ilaçet kundër depresionit. Ndërsa këto lloj ilaçesh mund të rrisin ndjesinë e mirë në trurin tuaj, ato ndikojnë gjithashtu dhe në oreksin tuaj dhe në mënyrën se si trupi i djeg kaloritë. Ja disa nga medikamentet kundër depresionit që mund t’ju bëjnë të shtoni peshë:
  • Citalopram (Celexa);
  • Fluoxetine (Prozac);
  • Mirtazapina (Remeron);
  • Sertralina (Zoloft);
  • Paroxetine (Paxil).
  1. Stabilizuesit e humorit. Këto barna përdoren për trajtimin e problemeve të tilla si çrregullimi bipolar dhe skizofrenia. Ata ju bëjnë që të ndiheni edhe të uritur. Disa nga këto ilaçe që mund të shkaktojnë shtim në peshë janë:
  • Clozapine (Clozaril);
  • Lithium (Eskalith);
  • Olanzapina (Zyprexa);
  • Quetiapine (Seroquel);
  • Risperidon (Risperdal).
  1. Medikamentet për diabet. Ilaçet për diabet kanë për qëllim të kontrollojnë sheqerin në gjak në mënyra të ndryshme. Disa ju bëjnë më të ndjeshëm ndaj insulinës, ndërsa të tjerët bëjnë që trupi juaj të lirojë më shumë insulinë para ose pas ngrënies. Me diabet, është shumë e lehtë për të fituar peshë dhe mund të ndodhë që kilet e tepërta t’i merrni nga medikamentet si:
  • insulina;
  • Glimepiride (Amaryl);
  • Glyburide (Diabeta).
  1. Kortikosteroidet. Këto kimikate kanë për qëllim të zvogëlojnë dhimbjen dhe inflamacionin. Ato mund të merren si pilula, mund të përdoren si krem në lëkurë etj. Kortikosteroidet ndikojnë shumë në metabolizmin tuaj dhe ju bëjnë që të fitoni peshë. Ata mund të jenë :
  • Methylprednisolone (Medrol);
  • Prednisolone (Orapred, Pediapred);
  • Prednisone (Deltasone, Prednicot).
  1. Medikamenet që parandalojnë sulmet në tru dhe migrenën. Disa ilaçe ndikojnë në hormonet që kontrollojnë urinë dhe gradualisht e bëjnë më të vështirë për trupin tuaj të vlerësojë kur ështëi ngopur. Këtu përfshihen edhe disa ilaçe që kontrollojnë sulmet në tru dhe migrenën si:
  • Amitriptilin (Elavil);
  • Nortriptilin (Aventyl);
  • Acidi valproik (Depacon).
  1. Ilaçet për zemrën. Këto ilaçe kanë për qëllim të reduktojnë stresin në zemër duke ulur presionin e gjakut. Por, ato gjithashtu ulin reagimin e trupit tuaj për të bërë aktivitet fizik, duke e bërë të vështirë për ju që të humbni peshë. Këto medikamente ju bëjnë të ndiheni të lodhur dhe ju lënë pa shumë energji për të punuar. Disa prej tyre janë:
  • Acebutolol (Sectral);
  • Atenolol (Tenormin);
  • Metoprolol (Lopressor).
  1. Medikamentet antialergjike. Barnat për alergji bllokojnë veprimin e histamines, e cila shkakton shumë prej simptomave të alergjive. Megjithatë, këto tableta mund t’ju bëjnë të fitoni shumë peshë. Ato përfshijnë:
  • Cetirizina (Zyrtec);
  • Diphenhydramine (Benadryl);
  • Fexofenadine (Allegra).

Këto janë vetëm disa prej ilaçeve që mund të shkaktojnë shtim në peshë edhe pse janë shumë shpëtimtare për jetën. Nëse humbja e peshës është një luftë e vazhdueshme për ju, sigurohuni që nuk është për shkak të ndonjë medikamenti që mund të merrni.  Megjithatë, mos ndaloni ilaçet pa u konsultuar me mjekun tuaj. Nëse mendoni se shtimi i peshës është nga ilaçet që mund të merrni, flisni me mjekun tuaj për alternativa dhe filloni rrugëtimin tuaj drejt një jete të lumtur dhe të shëndetshme.

Lexo edhe: Si te perdorim medikamentet tek femijet






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X