“Mami te dua shume”, kane qene fjalet e fundit te Bryan-Andrew…

0 0

Bryan-Andrew ishte një fëmijë 3-vjeçar, i cili ka rënë në gjumë duke shqiptuar fjalët “mami të dua shumë”, për të mos u zgjuar më kurrë! Shkaktar i kësaj tragjedie familjare është bërë SIDS, sindroma e vdekjes së papritur në gjumë të laktantit. Kjo është një sindromë e cila konsiderohet si faktor rreziku për jetën e fëmijëve nga lindja deri në vitin e parë të jetës, dhe rasti i Bryan-Andrew konsiderohet si tepër i pazakontë. Kushte të veçanta së të fjeturit rrezikojnë çdo ditë fëmijët e vegjël, dhe ndër to më e rrezikshme konsiderohet e fjetura përmbys e fëmijës. Për më shumë ja çfarë shkruan nëna e tij Jasmine Shortland në facebook:

“Dita e sotme do të më shoqërojë për gjithë pjesën tjetër të jetës time. Sot djali im i madh dhe bukurosh hapi krahët dhe fluturoi në qiell. Natën e mirë dhe gjumë të ëmbël djaloshi im! Mami të do shumë Bryan-Andrew, ëngjëlli im i madh! Të lutem ndriço sot për ne! Kjo është shumë e vështirë, tashmë jemi të mjeruar”!

Fjalë prekëse, fatkeqsi pa asnjë ngushëllim për prindin, dhe ndërsa përjeton diçka të tillë, familjes i duhet të përballet edhe me mbledhjen e fondeve për të kryer ceremoninë mortore të fëmijës! Dhe midis fjalëve prekëse nëna jep një këshillë për të gjithë prindërit ndërsa shkruan:

“Yjet po të presin djali im i vogël. Për të gjithë prindërit, i përqafoni fort fëmijët tuaj para se të flenë, i përqafoni dhe i thoni se i doni shumë”!






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X