Letër drejtuar çiftit që sapo janë bërë prindër

0 0

Të dashur prindër të rinj,

Të sjellësh në jetë një fëmijë është një nga ngjarjet më të mëdha që mund t’ju ndodhë. Do të ketë ditë kur do t’ju duket sikur ju shpërthen zemra nga dashuria për këtë njeri të vogël. Do të ketë dhe ditë të tjera kur ndoshta do të pyesni veten edhe pse ju shkoi në mendje të bëheni prindër. Do t’ju “bombardojnë” me këshilla rreth prindërimit dhe do të ndiheni të tejmbushur. Të gjitha këto do të jenë normale. Teksa jeni duke u kujdesur për fëmijën që sapo keni sjellë në jetë, ju lutem mbani mend këto gjëra:

Perfeksioni nuk ekziston. Asnjëherë nuk mund të jesh një prind perfekt, as nuk mundesh të lexosh në libra apo në internet gjithçka të duhet të bësh për të qenë i tillë. Një libër apo uebsajt i tillë nuk ekziston dhe nuk ka për të ekzistuar ndonjëherë. Do të bëni gabime dhe gjatë rrugës do të mësoni. Do të bëni ndryshime dhe do të shton ielementë gjatë rrugës teksa rriteni si prindër. Do të bëni më të mirën që mundeni. Lejojeni veten të bëni gabime.

Kini durim. Kjo fazë, etapë apo situatë në të cilën gjendeni është vetëm për një kohë të shkurtër. Bebi juaj do të rritet e do të ndryshojë çdo ditë, gjithashtu edhe ju. Ushqyerja në orët e natës teksa jeni të përgjumur, kolikat, acarimi i mishrave e tmperatura gjatë daljes së dhëmbëve, shpërhtimet emocionale janë thjesht faza që do të kalojnë. Kjo nuk do të thotë që ju s’duhet të bëni gjë për të ndihmuar fëmijët, por mos harroni që edhe koha ndihmon shumë.

Besojini instinkteve tuaja. Mos e vini në dyshim veten kur bëhet fjalë për të zgjedhur se çfarë është më e mira për ju dhe fëmijën tuaj. Nëse këshilla që ju japin bie në kundërshtim me atë që dini ju, mos mendoni se personi tjetër ka të drejtë dhe ju e keni gabim. Askush se njeh fëmijën tuaj dhe nevojat e tij sa ju. Besojini vetes dhe bëni atë që mendoni se është më e mira për ju dhe fëmijën tuaj.

Një ditë do ktheni shikimin pas në këtë periudhë, do t’ju vijnë në mendje kujtimet e bukura dhe do të keni një zemër të gëzuar. Do të donit ta përjetonit sërish dhe s’do ndryshonit asgjë. Fëmija do t’ju thojë se jeni prindërit më të mirë në botë dhe ju do të bini dakord.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Rreziqet dhe përfitimet e shtatzanisë...

Në vendin tonë, gjithnjë e më shumë gra vendosin të kenë një fëmijë në moshën 40-vjeçare. Disa vendosin të presin deri në këtë moshë për të pasur një fëmijë, disa...

Gjërat që nuk i prisja...

Duke qenë nënë për herë të parë, kishte aq shumë gjëra që nuk i dija për lindjen derisa e jetova atë përvojë. Edhe pse isha vetë profesioniste në fushën e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X