Le të ndizen dritat e festave! Hapet zyrtarisht muaji festiv

0 0

Festat e fundvitit

Festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri janë padyshim periudha më e bukur e vitit për këdo nga ne. Atmosfera festive që mbizotëron kudo, në rrugë, dyqane, programe televizive, kopshte, shkolla, dekorin e shtëpive e në çdo vend që hedhim sytë, na ngjall dëshirën e pashmangshme per t’u bërë pjesë e saj, duke na kujtuar çdo herë se fëmija brenda nesh do të mbetet gjithmonë i tillë.

Atmosfera festive çelet zyrtarisht më 6 dhjetor që simbolizon edhe natën e parë të zbukurimit të pemës së Krishtlindjeve dhe përgjatë gjithë muajit zhvillohen aktivitete, festa, blihen dhurata, kudo ka dritat që ndezin rrugët, netët e mbi të gjitha shpirtrat tanë.

Festat e para me fëmijën:

Festat janë gjithmonë të bukura dhe është thuajse e pamundur t’i shpëtosh magjisë së tyre elektrizuese, por për ato nëna që festojnë për herë të parë Krishtlindjet dhe Vitin e Ri me voglëushët e tyre kemi disa ide dhuratash. Me një anëtar të ri në famije, edhe traditat e dhuratave do të ndryshojnë pak, dhe nuk do të bazohen më në vlerën monetare të dhuratës, por në domethënien që ajo do të ketë për ju si familje në një kohë më të gjatë.

  • Bëni një njoftim në formë kartoline
    Kjo është një mënyrë shumë e bukur, ku përmes një kartoline të personalizuar, ju ndani me të gjithë të afërmit e dashamirësit tuaj gëzimin e madh që këto festa tashmë do t’i kaloni me vogëlushin tuaj.
  • Bëni foto profesionale familjare
    Këto janë festat e para me fëmijët tuaj, dhe meritojnë të jenë të paharrueshme. Mënyra më e sigurt për t’i përjetësuar ato, është realizimi i fotove.
  • Visheni fëmijën bukur
    Edhe nëse bebi juaj ju duket i vogël për t’ju përshtatur festës, kur të kalojnë disa kohë, një veshje sipas këtij rasti do t’ju ngelet në mendje gjatë si një kujtim shumë i bukur, që do t’ua bëjë edhe më të dashur festën.
  • Takoni Babgjyshin për herë të parë
    Kontaktoni me një animator, ose nëse nuk e keni mundësinë, maskoni një familjar si Babagjyshi që fëmija të ketë kontakt me një figurë që do të vazhdojë të jetë shumë e dashur për të, të paktën edhe për disa vite.
  • Varni çorapen e Krishtlindjeve të fëmijës suaj
    Çorapja e të tjera veshje apo aksesorë të fëmijës suaj, këtë vit mund të jenë dekori më i bukur festiv.
  • Vizitoni familjarët e të afërmit bashkë me fëmijën
    Festat nuk do të kishin kuptim pa njerëzit tanë të dashur. E ku ka më bukur se gjithë këtë dashuri ta ndajmë e t’ja transmetojmë edhe fëmijës sonë të porsalindur.
  • Organizoni darkën festive
    Kulminacioni i këtyre festive është padyshim tryeza e darkës, e cila në këto ditë është e mbushur me gatime tradicionale e ëmbëlsira. Tashmë keni edhe një motiv më shumë për të festuar, fëmijën tuaj.

Për prindërit me fëmijë pak më të rritur, disa këshilla se si t’i bëni festat e fundvitit më të përshtatshme për ta:

  • Organizoni lojra në shtëpi;
  • Lejojni të rrinë zgjuar deri vonë me kushërinjtë;
  • Përfshijini në gatim;
  • Dekoroni bashkë shtëpinë;
  • Zbukuroni gjithmonë pemën bashkë;
  • Vendosni muzikë të gëzuar etj.

Udhëtime gjatë festave

Për nënat që do të udhëtojnë në ditët e festive, sigurohuni të pyesni mirë për detajet e rëndësishme të një feste, por edhe të jetës suaj të përditshme: aktivitetet e ndryshme qe ofron vendi ku do të shkoni dhe çmimet përkatëse; distanca nga ambienti ku do të qëndroni; mënyra si mund të shkoni në secilin vend; temperaturat dhe rrobat e përshatsthme për t’u veshur në atë kohë.

Gatimet tradicionale që nuk mungojnë në tryezat tona në festat e fundvitit:

  • Gjeli i detit me përshesh;
  • Bakllava;
  • Sallatë ruse;
  • Shëndetlli;
  • Kadaif;
  • Panetone etj.

Stresi i festave

Megjithatë, mund të ndodhë që gëzimi i madh i festave, të na kthehet në një efekt boomerang dhe t’i përjetojmë ato me ankth e stres, ndoshta edhe për shkak të ndryshimeve e mbingarkesës së atyre ditëve.

Për të shmangur stresin dhe ankthin e festave të fundvitit ndiqni këto këshilla:

  • Qëndrojini besnike rutinës suaj të përditshme pa u larguar shumë prej saj;
  • Përpiquni të mos abuzoni me ushqimin dhe alkoolin;
  • Jini realiste, mos prisni pushimet ideale;
  • Mos rrini vetëm, mbani lidhjet me njerëzit tuaj më të ngushtë;
  • Mos u ndjeni fajtore;
  • Mësoni të thoni jo, mos e mbingarkoni veten me punë që nuk jeni në gjendje t’i bëni.

    Lexo edhe: Si ta bëjmë sa më të sigurt pemën e Krishtlindjeve për fëmijët?





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X