Instikti prindëror bën që prindërit të reagojnë sa herë mendojnë se fëmija i tyre po cënohet, pavarësisht rrezikshmërisë së ulët që paraqet situata. Por ky instikt mund të shkaktojë probleme kur fëmijët përfshihen në konflikte të vogla me moshatarët e tyre. Pavarësisht se instikti mund t’ju ndikojë që të ndërhyni, kjo gjë nuk e ndihmon aspak fëmijën tuaj në zhvillimin e aftësive të tij sociale. Por duke thënë këtë, ka disa raste kur një ndërhyrje e vogël është e nevojshme për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit.
Kur duhet të ndërhyjnë prindërit?
“Prindërit apo çdo i rritur tjetër duhet të ndërhyjë në rastet e bullizmit”, thotë Holly Schiffrin, profesoreshë psikologjie në “Universitetin e Mary Washington”.
Çfarë është bullizmi?
Bullizmi është një veprim i përsëritur me qëllim për të lënduar fizikisht apo emocionalisht një fëmijë tjetër, veçanërisht kur ka diferencë në moshë apo në fuqi fizike. Gjithashtu prindërit duhet të ndërhyjnë edhe në rastet kur ka dëmtime fizike, shton Schiffrin. Gjithsesi në shumicën e rasteve prindërit duhet t’i lënë fëmijët të zgjidhin vetë konfliktet e tyre. Nëse konflikti duket se po bëhet më keq atëherë duhet të ndërhyni.
Si duhet te veproni?
“Në fillim prindërit duhet të dëgjojnë versionet e të dy fëmijëve (palëve) që janë përfshirë në konflikt”, thotë Schiffrin. Më pas pyesni fëmijët për mendimet e tyre në lidhje me zgjidhjen e këtij problemi, dhe si mund të veprojnë në mënyrë që të shmanget konflikti. Është e rëndësishme të dini se kjo metodë nuk ka për synim zgjidhjen e konfliktit por nxitjen e fëmijëve për të zhvilluar një debat në mënyrë të moderuar. Ofrimi i një zgjidhje nuk është i rekomandueshëm pasi fëmijët nuk mësojnë gjë nga arbitrariteti dhe nga këndvështrimi i tyre duket sikur ju mendoni se ata nuk janë të aftë të zgjidhin dot problemet e tyre. Gjithashtu nëse atyre nuk u jepet mundësia të praktikojnë aftësitë e tyre për zgjidhjen e problemeve, ata do ta kenë shumë më të vështirë t’i përvetësojnë këto aftësi gjatë gjithë jetës.
Këto janë hapat që duhen ndjekur në rast se femija juaj është përfshirë në një konflikt:
⦁ Nëse askush nuk është dëmtuar fizikisht apo nuk duhet të ndërhyni.
⦁ Nëse konflikti përshkallëzohet afrohuni për të biseduar me fëmijët.
⦁ Lejojini fëmijët të tregojnë versionin e tyre për situatën.
⦁ Pasi të keni dëgjuar fëmijët përsëriteni problemin që ju kuptuat nga shpjegimi i tyre.
⦁ Ndihmoni në zgjidhjen e problemit duke bërë pyetje të tipit: Cila është zgjidhja më e mirë për të gjithë?
⦁ E mbështesni zgjidhjen e tyre duke i bërë disa rregullime të vogla por nuk duhet të jetë sugjerimi juaj zgjidhja konkrete.
⦁ Pasi të kenë rënë dakord me zgjidhjen, lërini të vazhdojnë me aktivitetet e tyre.

Lexoni dhe: Cfare te bejme nese femija eshte agresiv?
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu