Kujdes nga boja e tatuazhit, rrezik i lartë për kancer

Mos beni asnjehere tatuazh pa qene te sigurt per cilesine e bojes, higjienen dhe profesionalizmin e atyre qe e ushtrojne.




0 0

Kushtojini vëmendje të madhe zgjedhjes së bojës për tatuazhe për të shmangur rreziqet shëndetësore. Muajt e fundit, në fakt, efektivët në Itali kanë kontrolluar lloje të ndryshme të bojërave të tatuazheve, duke inspektuar të gjithë zinxhirin e furnizimit, me qëllim verifikimin e përbërjes, cilësisë dhe sigurisë së tyre.

Pas kontrolleve, kanë gjetur mospërputhjen e 22 mostrave për praninë mbi kufijtë ligjorë të disa substancave, të konsideruara potencialisht toksike ose kancerogjene. Pas rezultateve, Ministria e Shëndetësisë ka urdhëruar masa urgjente, drejtuar të gjithë subjekteve që i përkasin zinxhirit të furnizimit (importuesit, shpërndarësit dhe përdoruesit), në lidhje me ndalimin e shitjes dhe përdorimit, tërheqjen nga rrjeti tregtar, si dhe detyrimin të informojë subjektet që i janë nënshtruar procedurës së tatuazhit për rrezikshmërinë e produkteve, përmes sistemeve të ndjekjes së klientit ose metodave të tjera që konsiderohen të efektshme.

Rreziqe të tjera të hasura

Gjatë kontrolleve, u konstatuan mungesa të autorizimit ose të certifikatave të trajnimit të operatorëve, mangësi higjeno-strukturore të mjeteve të përdorura për aplikimin e tatuazhit, përdorimit të produkteve pa etiketim ose që përmbajnë substanca dhe bojëra të papërshtatshme dhe nuk kanë garancitë e nevojshme të sigurisë, duke sekuestruar 248 pako me ngjyra dhe pigmente.

Tatuazhet janë gjithnjë e më të zakonshme: në 13.8% te gratë dhe në 11.7% te burrat.

Edhe pse konstatimet janë bërë në Itali duhet të bëjmë gjithmonë kujdes, sidomos duke marrë parasysh që në vendin tonë nuk ka të tilla kontrolle të bëra publike dhe nuk e dimë gjendjen aktuale.

Lexo edhe: Dhomat ku bëhen tatuazhe paraqisin rrezik infektimi, paralajmërimi i ekspertëve shëndetësorë






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X