Dhomat ku bëhen tatuazhe paraqisin rrezik infektimi, paralajmërimi i ekspertëve shëndetësorë

0 0

Sallonet që ofrojnë tatuazhe dhe “piercing” paraqesin një rrezik infeksioni dhe ligjet mbi njerëzit që punojnë në to duhet të shtrëngohen thonë ekspertët e shëndetit publik në Angli.

Në këtë vend njëlloj si në vendin tonë, çdokush mund të hapë një sallon dhe të ofrojë këto procedura pa trajnimin e duhur.

Por duke qenë se sot një në 5 të rritur kanë një tatuazh, duhet të merren më shumë masa për publikun.

Çdo dhomë ku kryhen këto procedura të tatuazheve duhet të kontrollohet për infeksione të ndryshme.

Procedurat si “piercing” dhe tatuazhe përfshijnë ndërhyrjen në lëkurë dhe nëse ai që punon ose ai që po merr shërbimin nuk zbatojnë kujdesin e duhur, bakteret dhe organizmat e dëmshme mund të futen në trup, duke rrezikuar prekjen nga infeksione te ndryshme.

Infeksionet mund të vijnë nga mikroorganizmat që jetojnë në lëkurë ose ato të futura në trup nëpërmjet gjilpërave të pista dhe njerëzit mund të preken nga hepatiti, turbekulozi, sifilizi apo edhe HIV.

Cilat janë efektet anësore të tatuazheve?

Ndërsa shumica e njerëzve nuk përjetojnë ndonjë efekt negativ, një sondazh i rreth 900 njerëzve zbuloi se një numër I vogël (18%) e njerëzve që bëjnë tatuazhe përjetojnë më pas djegie apo ënjtje.

Dy përqind thanë se kishin kontaktuar një infeksion të lëkurës, ndërsa një nga 10 prej atyre që kishin efekte anësore thanë se kishin nevojë për trajtim mjekësor.

Në të njëjtën studim, 98% e njerëzve thanë se kushdo që kryen këto procedura duhet të trajnohet në mënyrë që të mbajë nën kontroll infeksionin.

Lexo edhe: A mund të bëjmë tatuazhe ndërkohë qe kemi fëmijën me gji?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X