Kombinoni këta faktorë për të marrë ngjyrën që dëshironi në plazh

0 0

Vera është sinonimi i detit, diellit dhe nxirjes. Por një nxirje e bukur vjen në radhë të parë nga një mbrojtje e sigurt dhe efektive. Shumë shpesh, në fakt, ekspozimi ndaj diellit bëhet në mënyrë të gabuar, duke nënvlerësuar efektet që rrezet mund të kenë në lëkurën e të rriturve dhe fëmijëve. Le të mësojmë më mirë me ndihmën e Profesor Leonardo Celleno, dermatolog dhe president i AIDECO (Shoqata Italiane e Dermatologjisë dhe Kozmetikës).

Esenciale për vitaminën D

Dihet se ndjesia e diellit në lëkurë është e këndshme; veprimi i saj është thelbësor për të aktivizuar formimin e vitaminës D, e cila është esenciale për kockat, por edhe për shëndetin e lëkurës. Përveç kësaj, dielli mund të ndihmojë në përmirësimin e shumë sëmundjeve të lëkurës të tilla si psoriasis. Kjo është e vërtetë, por nëse nuk dini dhe nuk keni frikë nga veprimet e dëmshme të diellit, rrezet mund të bëhen armike të rrezikshme që mund të shkaktojnë dëme pak a shumë serioze që variojnë nga eritema tek melanoma.

Melanoma në rritje

Incidenca e këtij lloji dhe kancereve të tjerë të lëkurës po rritet në mbarë botën dhe motivi i mundshëm i kësaj situate është një ekspozim i tepruar dhe i natyrshëm ndaj rrezatimit UV, natyral dhe artificial, pa mbrojtje adekuate. Për më tepër, dielli i tepërt është shkaku kryesor i plakjes së parakohshme të lëkurës. Prandaj duhet gjithmonë të përdoren mbrojtës me faktorë të lartë, të aplikohen disa herë dhe në mënyrë të drejtë në fytyrë dhe në të gjithë trupin dhe gjithmonë duke e rivendosur pas kontaktit me ujin, edhe nëse produkti është i qëndrueshëm ndaj ujit.

Kurrë pa mbrojtje

Produktet e mbrojtjes, tani janë një mbrojtje e sigurtë dhe e besueshme kundër dëmtimit, megjithëse nuk është e mundur të merret deri më sot mbrojtja 100%. Megjithatë, nuk është e mjaftueshme vetëm të aplikohet mbrojtja nga dielli për të shmangur problemet e lëkurës të shkaktuara nga rrezatimi UV. Nëse përdorimi i këtyre produkteve është gjithashtu i lidhur me marrjen adekuate të antioksidantëve me anë dietës të tilla si ata që gjenden në shumë fruta dhe perime sezonale, arrihet një strategji edhe më e plotë dhe efektive. E fundit, por jo më pak e rëndësishme, rëndësia e mbrojtjes pas diellit, një produkt bazë për të rikthyer mirëqenien në lëkurë pas ekspozimit të diellit, duke ndihmuar që ajo të rifitojë sa më shumë që të jetë e mundur hidratimin e ndryshuar nga rrezet.

Një pastrim shumë i butë i ndjekur nga aplikimi i një locioni hidratues, zbutës dhe freskues ju lejon të lehtësoni eritemën, acarimin e lëkurës nga qëndrimi në diell.

Lexo edhe: Mitet e pavërteta për qëndrimin në diell, ja si të merrni ngjyrën perfekte






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X