Koha kalon, por a e dine kete femijet?

0 0

Fëmijët kanë një mënyrë të ndryshme perceptimi të kohës krahasuar me të rriturit. Ata kanë vështirësi në të kuptuarit e koncepteve së të shkuarës dhe të ardhmes, për ta më shumë rëndësi dhe kuptim ka e tashmja me nevojat e momentit si edhe me gjërat e reja që mësojnë. Nëse për ne të rriturit ekziston njëfarë organizimi në lidhje me veprimtaritë që do të ndjekim gjatë ditës apo javës, për të vegjlit është e vështirë të ndiqet një skemë e përbërë nga ditë, orë apo minuta. Ja cilat janë këshillat e psikologes Paola Scalari në lidhje me ndihmën që duhet t’i japim fëmijës për të perceptuar sensin e kohës pa i lodhur shumë.

Rutina e ditës

Duke filluar që në fëmijërinë e hershme nëna i transmeton fëmijës sensin e kohës, duke i treguar diferencën midis gjumit dhe qëndrimit zgjuar.

  • Tundja e fëmijës apo një ninullë mund të ndihmojë fëmijën të kuptojë cili është momenti i gjumit. Kryerja e veprimeve të njëjta në të njëjtën orë para gjumit do ta ndihmoj atë në perceptimin e këtij momenti. Në momentin e zgjimit gjeste të caktuara do t’i komunikojnë fëmijës se është momenti i ndërrimit, i ushqyerjes e me rradhë.
  • Edhe ushqyerja mund të shoqërohet nga një ritual i caktuar që do t’i tregoj fëmijës fillimin e këtij procesi, për shembull ulja në një poltron të njëjtë.

Përdorni si mënyrë orientimi veprimtaritë e përditshme

Rreth moshës 3 vjeçare fëmija fillon të perceptojë se dita kalon nëpërmjet një rutine të tillë: mëngjesi, kopshti dhe gjumi.

  • Për ta ndihmuar të perceptojë kohën, mund ta përfshini atë në aktivitete, për shembull “Po vjen babi nga puna, do të përgatisim travolinën?”
  • Në momentin e zgjimit mund t’i përmendni disa eksperienca pozitive që do të pasojnë gjatë ditës, për shembull lojrat në kopsht, pasditja në park, ardhja e gjyshes për vizitë etj. Kështu ai do të mësoj se dita është e ndarë në momente të ndryshme.
  • Në momentin që e çoni në kopsht duhet t’i përcaktoni kohën kur do të shkoni për ta marrë, për shembull “Pasi të jesh zgjuar nga gjumi mami do të vij të të marrë.” Deri në moshën 6 vjecare fëmija ka nevojë të orientohet në këtë formë pasi nuk është në gjendje të perceptojë të shkuarën dhe të ardhmen.

Lexoni edhe: Pse femija i porsalindur ka crregullime me orarin e gjumit? Ja si ta permiresojme






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Sa është madhësia normale e...

Adoleshenca është koha e rritjes së shpejtë dhe ndryshimeve të tjera të nxitura nga fillimi i pubertetit. Mund të jetë një kohë e pasigurisë së madhe, pasi disa adoleshentë në...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X