Ka kaluar më shumë se një vit që kur Khloe Kardahian solli në jetë vajzën e saj të parë True. Por në këtë periudhë asaj iu desh jo vetëm të mësohej me faktin se u bë nënë e re, por edhe me faktin se tashmë do të duhej të ndante bashkëprindërimin me dikë që nuk ishte më partneri i saj.
Lidhur me këtë pjesë të jetës së saj, Khloe tregon se nuk ka qenë gjithmonë e lehtë. Ajo rrëfen se problemet mes saj dhe partnerit nuk kanë shumë kohë që kanë ndodhur e për këtë aryse gjërat janë ende të papërunuara, të paasimiluara mirë nga çifti dhe kjo gjë reflektohet në marrëdhënien e tyre.
Megjithatë ajo thotë se kur shikon të bijën dhe mendon për lumturinë e saj, gjithçka ia vlen. Kështu, ajo ka vendosur që ta ftojë ish-partnerin në ditëlindjen e parë të së bijës me argumentin se një ditë vajza do të dojë t’i rikthehet kujtimeve të fëmijërisë dhe është mirë që i ati të jetë i pranishëm, pasi ai është një figurë e rëndësishme në jetën e fëmijës.
Të gjitha studimet kanë treguar se prindërit që bashkëpunojnë në rritjen e fëmijës pas ndarjes, kanë një efekt shumë pozitiv në afat të gjatë tek ata.
Lexo edhe: Ajo qe mesova per bashkeprinderimin me ishin tim
🙂