Ajo që mësova për bashkë-prindërimin me ish-in tim

0 0

Është një kujtim i dhimbshëm që akoma më ther në zemër sa herë që më kalon në mendje: natën që burri im dhe unë u thamë djemve tanë, në atë kohë 9 dhe 11 vjeç, se do të divorcoheshim. Ishte e tmerrshme- fytyrat e tyre të pafajshme e treguan shkatërrimin që përjetuan, lotët e tyre dhe të bërtiturat ndërsa na luteshin që ta mendonim edhe njëherë, pyetja e vazhdueshme “pse”, ndërsa përpiqeshin të përpunonin atë që u thamë, çdo sekondë ishte si një torturë.

Divorci nuk është diçka që dikush e planifikon. Askush nuk ecën me këtë mendim. Por ndoshta kështu do të përfundojë.

Edhe pse ti me siguri ke bërë betimin tënd, keni marrë një shtëpi në periferi dhe e keni mbushur me të vegjlit tuaj ndërsa përpiqeni për të ecur në rrugën tuaj drejt lumturisë.

Pastaj, me sa duket nga askund, martesa mbaron. Vizioni që keni pasur për jetën tuaj – për fëmijët tuaj – ka mbaruar.

Të paktën, kjo ndodhi me mua.

Në ditët e hershme të divorcit tim, unë isha super e fokusuar tek fëmijët e mi: A ishin ata në rregull? Ishin duke vepruar? A po e shtypnin zemërimin, depresionin apo ankthin? A do t’i dëmtonte ky shkurorëzim, i pariparueshëm?

Unë nuk jam rritur nga prindër të divorcuar. Gjithçka që kisha mësuar ishte një imazh i një familje të plotë dhe të paprekur – jo një familje ku ndahej koha e prindërimit, pagesa për ushqimin apo gjithçka tjetër. Prindërit e mi u martuan dhe ndenjën të martuar.  Divorci ishte thjesht një koncept i huaj për mua.

Megjithatë, ja ku isha, e divorcuar.

Tre vite pas asaj bisede të tmerrshme dhe të kalbur që ndryshoi rrjedhën e jetës së fëmijëve të mi, unë e gjej veten të befasuar për mirë për mënyrën se si ata janë përshtatur. Në fakt, ndërsa kërkoj të peshoj gjithë të mirat dhe të këqijat e gjithë situatës, ndihem e detyruar të mos përqendrohem në efektet negative që divorci im mund të ketë tek fëmijët e mi, por në mënyrën se si divorci mund t’u shërbejë atyre mirë.

Ata nuk janë dëshmitarë për një martesë të dështuar.

Në sipërfaqe, martesa ime dukej e mirë. Nuk luftuam aq shumë – pa të bërtitura, asnjë vërejtje të neveritshme, dhe ne ende flinim në të njëjtin shtrat – por megjithatë kishte plot të meta. Gjatë asaj kohe ne nuk kemi komunikuar në mënyrë efektive, shkonim në rrugë të ndara ndërsa ishim ende në shtëpi së bashku dhe nuk i vërenim ndjenjat ose nevojat e njëri-tjetrit. Kishte shumë më tepër probleme të padukshme, por duke shikuar marrëdhënien me sytë e fëmijëve të mi, tani e kuptoj se kjo nuk është një nga ato rolet ku unë mund të isha model për fëmijët e mi.

Megjithëse kurrë nuk i kam informuar me detajet specifike që çuan në ndarjen përfundimtare të martesës, ata janë të vetëdijshëm se ajo përfundoi sepse nuk ishte një martesë e shëndetshme. Unë kurrë nuk kam dashur këtë për ta apo për veten- por në fund të ditës, të paktën unë e di se nuk janë rritur në një familje ku do të dëshmonin se kjo lloj marrëdhënie që do të shihnin nuk do të ishte ajo që ata duhet të aspironin për të pasur. Ata meritojnë më shumë se kaq.

Ata e shohin se është e mundur të shkosh mirë me dikë pavarësisht nga mosmarrëveshjet dhe dhimbjet e së kaluarës.

Ish burri im dhe unë nuk kemi një marrëdhënie të largët me njëri tjetrin; ne kemi një marrëdhënie miqësore. Ulemi së bashku duke shijuar lojërat e bejsbollit të fëmijëve tanë, diskutojmë dhe vendosim për ngjarjet e rëndësishme në jetën e fëmijëve dhe shkëmbejmë edhe mendime për rastin. Fëmijët e mi kanë qenë dëshmitarë të disa skenarëve divorci që kanë shkuar keq tek prindërit e shokëve të tyre- dhe në fillim, ata kishin frikë se unë dhe babai i tyre do të kishim të njëjtin fat: të villnim vrer për njëri-tjetrin dhe të luftonim për të ndarë paratë, fëmijët apo gjërat e tjera.

Në vend të kësaj, ata kanë parë gjatë tre viteve të fundit dy persona të rritur – me karaktere shumë të ndryshme që nuk bien dakord për gjithçka – por që kanë gjetur një mënyrë për t’u bashkuar për hir të një interesi të përbashkët: për fëmijët.

Ata e shohin se pavarësisht nga dhimbjet e kaluara dhe kompleksiteti financiar, ne kemi qenë në gjendje të krijojmë një marrëdhënie bashkë-prindërore. Ndërsa unë nuk isha krenare për marrëdhënien që kishim dhe për modelin që kishim kur ishim të martuar, jam shumë krenare për atë që jemi dhe për modelin që përcjellim sot.

Ata shpenzojnë më shumë kohë me secilin prej nesh

Çuditërisht, ata kalojnë më shumë kohë me babanë e tyre tani që ai është jashtë shtëpisë sesa kur ka jetuar në shtëpi. Fakti është që para divorcit e kanë kaluar shumicën e kohës me mua. Ai udhëtonte shumë, kështu që ne u mësuam duke qenë të tre shumicën e kohës. Kur ai vinte në shtëpi, kjo gjendje nuk ndryshonte shumë. Sa herë që fëmijët kishin nevojë për diçka, ata vinin tek unë. Kur ata dëshironin të luanin një lojë, të shikonin një film, ose të shkonin në parkun e lodrave, ma kërkonin gjithmonë mua sepse unë i shoqëroja. Në këtë pikë nuk jam e zemëruar me ish-bashkëshortin tim, pasi ai kalonte shumë kohë duke punuar dhe ne ishim të gjithë të kënaqur me këto role.

Tani kur e shohin babanë e tyre, sipas orarit të prindërimit, koha që ata shpenzojnë me të është cilësore. Ata dalin për darka, luajnë dhe shkojnë në udhëtime në fundjavë bashkë- të gjitha gjërat që nuk kanë bërë kurrë më parë.

Tani ata i shohin të dy prindërit si kujdestarët e tyre – jo vetëm prindin që shohin më shpejt.

Divorci është një ngjarje jashtëzakonisht e dhimbshme e jetës – dhe kur fëmijët janë të pranishëm në familje, ne duhet të mbrojmë jo vetëm zemrat tona, por edhe zemrat e tyre. Kjo është pikërisht ajo që unë dhe ish burri im donim që të bënim. Pavarësisht se është ngritur mbi atë që shumë do ta konsideronin një “familje të ndarë”, fëmijët e mi janë rregulluar bukur.

Mos ma merrni për keq, unë nuk po e justifikoj apo nuk e inkurajoj divorcin në asnjë mënyrë – por gjetja e pozitave të duhura në një situatë aspak ideale për fëmijët ka qenë shumë frytdhënëse për një nënë të divorcuar dhe për fëmijët e saj.

Lexo edhe: Para se t’i kerkoni divorcin partnerit lexoni kete

Sorry, there are no polls available at the moment.

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X