Këshilla nga psikologë për fëmijët që refuzojnë të shkojnë në kopsht

0 0

Ka disa raste, kur prindërit përballen çdo mëngjes me të njëjtën situatë: të qarat e fëmijës dhe refuzimi për të shkuar në kopsht.

Si mund ta përballojmë një situatë të tillë? Si t’i bindim fëmijët të kuptojnë se kopshti nuk ka pse të jetë përvojë negative dhe se ata mund të marrin maksimumin e kësaj përvoje dhe ta shijojnë?

Këshilla nga psikologë për fëmijët që refuzojnë të shkojnë në kopsht:

• Së pari, duhet ta trajtoni fëmijën me shumë qetësi dhe të flisni për kopshtin si një eksperiencë mjaft e bukur, duke përmendur lojërat, argëtimin, shokët, shoqet, lodrat, aktivitetet si vizatimi, këndimi

•Nxiteni fëmijën ta shijojë në tërësi eksperiencën e kopshtit si diçka argëtuese, jo vetëm për aktivitetet formale akademike që mësohen atje.

• Pyeteni si e ka kaluar ditën kur kthehrt në shtëpi.

• Mos e kritikoni as mos i flisni ashpër.

• Bashkëpunoni për të qenë në një linjë me edukatoren.

• Nxisni ndërveprimin e fëmijës suaj me bashkëmoshatarë jashtë kopshtit, në mënyrë që vështirësia në socializim të mos jetë pengesë për të shkuar në kopsht.

• Përgëzojeni fëmijën për çdo arritje, sado e vogël qoftë ajo. Kjo do t’i ndikojë pozitivisht në vetëbesim dhe do t’i reduktojë stresin e frikën.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X