Këngëtarja rrëfen vështirësitë e shtatzanisë së dytë

0 0

 

Dokumentari i ri i këngëtares Beyonce ka treguar sesa e vështirë ka qenë shtatzania e saj e dytë, kur prsite binjakët.

“Trupi im kaloi më shumë nga ç’prisja unë se mund të ndodhte”, thotë ajo në film, duke zbuluar se shtatzënia e saj me Sir dhe Rumi ishte një goditje e fortë që nga fillimi, dhe surprizat vazhduan të vinin.

Në film ajo zbulon se shtatzënia e saj e dytë ishte e papritur dhe surpriza e radhës ishte se priste binjakë.

Beyoncé pati preeklampsi, një gjendje që prek rreth 5 deri në 8% të shtatëzënave dhe rezulton në presionin e lartë të gjakut dhe praninë e proteinave në urinën e nënës. Preeklampsia paraqet rreziqe për nënën dhe foshnjën. Shtatzanitë e shumëfishta, si e Beyoncesë, rrezikohen më shumë  nga preeklampsia, dhe i vetmi shërim i vërtetë për gjendjen është lindja, e cila u dëshmua si sfidë tjetër mjekësore për këngëtaren.

“Në barkun tim, një nga zemrat e foshnjave të mia ndaloi disa herë, kështu që më duhej të bëja një operacion të jashtëzakonshëm”, tregon ajo në film.

Fatmirësisht, Beyonce ia doli përmes shtatzënisë së saj jashtëzakonisht të vështirë, por sfidat fizike nuk përfunduan aty. Rruga për rehabilitimin e këngëtares ishte e vështirë sepse, siç shpjegon ajo, po përpiqej të mësonte koreografi të re, ndërkohë që trupi i saj po riparonte muskujt e prerë dhe mendja e saj donte të rrinte me fëmijët e saj.

“Kishte ditë që mendova se nuk do të isha kurrë e njëjtë. Nuk do të isha kurrë fizikisht, forca dhe qëndrueshmëria ime kurrë nuk do të ishin njësoj”, kujton Beyonce.

Lexo edhe: Veshtiresia ne frymemarrje gjate shtatzanise, perse ndodh?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Lajm i trishtuar për aktoren...

Lajm i trishtuar për aktoren e mirënjohur të humorit në Shqipëri, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka ndarë me ndjekësit e saj këto emocione trishtimi: Të dy...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X