Shtatzënia është një periudhë e ndryshimeve të mëdha në trupin e gruas. Më i dukshmi është padyshim barku që rritet. Në fakt, i gjithë organizmi në tërësi i nënshtrohet ndryshimeve pak a shumë të dukshme që mund të shkaktojnë një sërë çrregullimesh, pamja e të cilave është krejtësisht e natyrshme gjatë shtatzënisë. Një nga ndryshimet më të shpeshta është mungesa e frymëmarrjes, që është ndjesia e gulçimit që ndodh gjatë një sforcimi, ndonjëherë edhe minimal, siç për shembull ngjitja e shkallëve ose kryerja e punëve të shtëpisë.
Është një problem shumë i zakonshëm
Nëse normalisht përjetoni probleme vetëm kur bëhen përpjekje të një lloji të caktuar, gjatë shtatzënisë kjo ndjesi mund të shfaqet si rezultat i aktiviteteve edhe të lehta. Vetë fakti i pritjes së një fëmije, në të vërtetë, përfshin pak lodhje. Me kalimin e muajve, gjithçka bëhet më e vështirë. Në fakt, zgjerimi i fetusit dhe mitrës ka pasoja në organizmin e nënës.
Mitra ushtron presion mbi diafragmën, një muskul që luan një rol të rëndësishëm në frymëmarrje dhe që, nga ana tjetër, përfundon duke u shtyrë në mushkëri. Rezultati është se gjatë shtatzënisë frymëmarrja bëhet më e “shkurtër” dhe e komplikuar. Përveç kësaj, madhësia dhe pesha e foshnjës e lodhin nënën shumë lehtë.
Mundohuni të ngadalësoni ritmet
Nuk ka shumë që mund të bëni kundër “vuajtjeve” gjatë shtatëzanisë. Ju duhet të pushoni sa më shumë që të jetë e mundur dhe të shmangni aktivitetet më të vështira. Kur ndjeni se frymëmarrja vështiorësohet ndaloni aktivitetin që po kryeni. Në këtë mënyrë, ju nuk e ekspozoni trupin dhe foshnjën tuaj ndaj rrezikut.
Aktivitet fizik i moderuar
Kjo nuk do të thotë që ne duhet të heqim dorë nga lëvizja. Përkundrazi: aktiviteti fizik i lehtë është një ndihmë e madhe për të gjithë shtatëzaninë. Në fakt, forcon muskujt e frymëmarrjes dhe rrit kapacitetin e frymëmarrjes.
Lexo edhe: Cfare duhet te dime per pneumonine ne shtatzani?
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu