Ndërkohë që turneu mbretëror i Australisë vazhdon, duket se dukesha e Sussex ndihet e lodhur, por kjo nuk është domosdoshmërisht nga udhëtimi.
Gjatë një vizite në Bondi Beach për të marrë pjesë në një “takim kundër energjisë negative” me anëtarët e grupit të mbështetjes së shëndetit mendor në komunitetin OneWave, Markle bisedoi me pjesëmarrësen në takim Charlotte Connell e cila është gjithashtu shtatzanë.
Cornell rrëfen se Markle i tha asaj se shtatzënia po e bën të lodhur dhe rri zgjuar në orë të çuditshme.
“Meghan tha se ishte ngritur në orën 4:30 të mëngjesit duke bërë yoga në dhomën e saj pasi nuk mund të flinte.”
Nuk është për t’u habitur që (në një turne dy javësh me 76 angazhime të planifikuara) Markle ndihet pak e lodhur. Lodhja është kaq e zakonshme në shtatzëni.
Por a është mirë të rrish zgjuar deri në 4:30 në mëngjes duke bërë yoga? Epo, nëse nëna e ardhshme nuk mund të flejë, kujdesi për veten (në këtë rast yoga) mund të jetë gjëja më e mirë.
Është një mënyrë e shkëlqyer për t’u çlodhur dhe një studim i botuar kohët e fundit tregon se yoga gjatë shtatzënisë mund të ulë ndjeshëm kohën tuaj të lindjes.
Meghan mund të përjetojë lodhje gjatë shtatzanisë, por ajo po dëshmon se di të kujdeset për veten dhe këtë gjë duhet të kujtohen të bëjnë të gjitha gratë shtatzanë.
Lexo edhe: Veshtiresia ne frymemarrje gjate shtatzanise, perse ndodh?
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu