Këngëtarja Pink këngë me të bijën, pse çdo nënë duhet të këndojë me fëmijët

0 0

Këngëtarja me famë botërore Pink ka sjellë për publikun videon e saj më të fundit, por ndryshe nga gjithë herët e tjera, ajo vjen më bukur se kurrë me të bijën 7-vjeçare Willow.

Nënë e bijë Pink dhe Willow kanë interpetuar këngën “A Million Dreams”, nga filmi “The Greatest Showman.”

Këngëtarja ka publikuar prapaskenat e këtij xhirimi dhe pamjet janë të mahnitshme.

Pink, e ulur në gjunjë, në të njëjtin nivel me të bijën është shumë e vëmendshme gjatë kohës që ajo performon. Në fillim Pink i thotë se është qesharake ndërsa vajza nuk e kupton përse. Por, këngëtarja e bën gjithë këtë për të krijuar situatë gazmore dhe me shumë dashuri i thotë të bijës se e do shumë dhe është shumë e lumtur që e ka në jetën e saj.

Në fund të regjistrimit Pink e inkurajon të bijën, duke i thënë se ka interpretuar shumë bukur të gjithë pjesën.

Sigurisht me një nënë si Pink, është e kuptueshme që vajza të ketë trashëguar talentin muzikor, por më shumë sesa për pjesën profesionale të muzikës, nënat bëjnë mirë të këndojnë me fëmijët sepse muzika zhvillon trurin e tyre.

Edhe nëse ju nuk këndoni dot si Pink, gjithsesi fëmija do të përfitojë sërish shumë ky moment i kaluar së bashku.

Lexo edhe: Muzika perforcon lidhjet prinder-femije






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Lajm i trishtuar për aktoren...

Lajm i trishtuar për aktoren e mirënjohur të humorit në Shqipëri, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka ndarë me ndjekësit e saj këto emocione trishtimi: Të dy...

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X