Perdorimi i kartave te kreditit per blerje te ndryshme eshte tashme nje fakt ne jeten e konsumatoreve. Shume njerez sot kane te pakten nje karte krediti ose me shume.
Keto karta jane krijuar, qe te zevendesojne parate fizike (monedhe, kartmonedhe) dhe t’ju lehtesojne pagesat per blerjet dhe sherbimet. Keshtu, nese nuk keni me vete te holla, mund te blini ate qe deshironi, duke paguar lehte dhe shpejt me karten tuaj. Per kete qellim, ju vjen ne ndihme komoditeti i krijuar nga banka qe ka leshuar karten me ane te instalimit te terminaleve POS dhe sporteleve ATM.
POS ose te ashtuquajtura ndryshe dhe pikat e shitjes, gjenden tashme te instaluara ne dyqane, hotele, restorante, agjensi udhetimi, klinika mjekosore, supermarkete etj.
ATM- te ose Sportelet Automatike gjenden prane filialeve te bankave dhe ju mundesojne terheqjen cash dhe kontrollin e gjendjes se llogarise tuaj 24 ore ne dite, cdo dite.
Nje karte krediti eshte nje karte magnetike qe te lejon, nepermjet nje kodi personal secret (PIN), terheqjen e cash-it, nxjerrjen e gjendjes se llogarise dhe nxjerrjen e levizjeve te llogarise prane sporteleve automatike. Ajo permban: logon e bankes qe e ka leshuar; nje element sigurie te paraqitur ne formen e nje chip-i 3 me 5 mm; nje numer te dukshem qe eshte dhe numri i identifikimit te bankes; kohen e skadimit (muajin dhe vitin); nje numer ekstra dhe nje kod sigurie treshifror (jot e gjitha kartat e kane kete kod sigurie).
Kartat e kreditit mund te merren prane bankave tregtare qe zhvillojne aktivitetin ne Shqiperi. Ato mund t’ju dergohen edhe ne shtepi, per te lehtesuar aplikimin tuaj.
Llojet e kartave
Kartat e kreditit qe tashme jane te pranishme ne Shqiperi jane disa llojesh. Keshtu ju mund te pajiseni me karten Mastercard, Visa, American Express, Diners.
Cfare informacioni duhet te dini para se te aplikoni per t’u pajisur me nje karte krediti
Ne qofte se deshironi nje karte, banka tregetare mund t’ju jape informacionin e duhur ose t’ju tregoje se si mund ta merrni informacionin e meposhtem:
– Te kesh nje llogari bankare. Si mund te hapni nje llogari bankare dhe minimumin e parave qe duhet te keni per te hapur ate.
– Kufirin maksimal te shpenzimit te parave per blerjet qe mund te kryeni.
– Sasine e parave qe mund te perdorni per cdo pagese te kryer. Sa eshte kufiri per sa i perket terheqjes cash?
– Sa jane penalitetet per pagesat e vonuara ose tejkalim te kufirit te kredise.
– Shumen e interesave vjetore qe do t’ju aplikohen.
– Si llogaritet ky interes vjetor.
– Daten kur ju duhet te kryeni pagesen e kartes se kreditit.
Kushtet qe duhet te plotesoni per te perfituar nje karte krediti
Per t’u pajisur me nje karte ju mund te shkoni prane cdo banke tregtare, fillimisht duhet te hapni nje llogari bankare, duke paraqitur nje document identifikimi dhe nje vertetim individual per te ardhurat mujore.
Cdo muaj vjen ne adresen e percaktuar nga ju, nje pasqyre e te gjitha veprimeve qe keni kryer me karten tuaj.
Cdo muaj paguhet pjesa e shpenzuar nga ju per muajin pasardhes ose mund te paguhet e gjithe fatura. Kjo pagese mund te kryhet duke derdhur Shumen ne banke ose banka i terheq automatikisht nga llogaria qe tashme keni hapur tek ajo.
Materiale te ngjashme
Ulja e rrogës në të...
Shkencëtarët vlerësuan sesi ndryshimet në pagë ndikuan në shëndetin e trurit të më shumë se 3,000 të rriturve në SHBA. Studimi 20-vjeçar filloi në 1990, dhe ndoqi pjesëmarrësit përmes recesionit...
Shqetësimi që keni për paratë...
Studimi i afro 15 000 amerikanëve të cilët ishin nga 24 deri në 32 vjeç zbuloi se migrena ishte e zakonshme mes atyre që kishin “pasiguri ushqimore”. Rreth një e...
A duhen futur në ngrirje...
Është një moment emocionues për një nënë kur ajo fillon dhe i jep fëmijës së saj ushqime solide. Nëse fëmija juaj ka mbushur 6 muaj dhe planifikoni t’i filloni ushqimet,...
A duhet t’i tregojmë fëmijës...
Do të kisha dashur një shumë të madhe në llogarinë time bankare, në mënyrë që fëmijët e mi të mendonin se unë dhe burri im Pjetri, jemi të pasur. Vajzat...
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu