Kariesi dentar tek femijet

0 0

Parandalimi i kariesit
Kariesi eshte nje semundje infektive e gojes, e cila lidhet me shume faktore, vecanerisht me shfaqjen ne kavitetin oral te bakterit streptokok. Keto baktere kariogjene ndryshojne floren saprofite se gojes, e cila normalisht eshte prezente ne te, por nuk eshte e demshme. Ky lloj bakteri shkakton ne goje kariesin dhe kjo ndodh kur zmalti i dhembit demtohet. Megjithate, te kurosh kariesin nuk do te thote se ke eleminuar problemin. Kjo behet vetem me ndryshimin e kushteve brenda kavitetit oral se femijes, te cilat e kane shkaktuar ate.
Per te bere te mundur kete, duhet te tregoni kujdes ne:
1- Konsumimin e ushqimeve, jashte vakteve, sidomos ne marrjen e karbohidrateve dhe pijeve me sheqer.
2- Perdorimin e biberonit me lengje me sheqer, sidomos gjate mbremjes
3- Higjenen orale se femijes
4- Pastrimin urgjent te nje dhembi me karies, kjo duhet bere pasi paraqet rrezik per demtime te reja
5- Perdorimin e nje paste dhembesh me perberje fluori, i cili eshte nje element mjaft i rendesishem per shendetin e gojes, prandaj jo vetem femijet, por edhe te rriturit duhet te perdorin nje paste dhembesh me perberje nga ky element. Por, duhet te tregoni kujdes tek femijet e vegjel, pasi ata nuk kane ende nje kontroll te mire se te gelltiturit. Per kete arsye pasta e tyre e dhembeve nuk duhet te permbaje fluor. Kjo nuk do te shkaktoje ndonje efekt negative ne organizmin e tyre, edhe nese gelltitet. Keshillohet larja e dhembeve qe nga dalja e dhembit te pare.
Larja duhet bere:
– Midis muajit se 6-te dhe moshes 6-vjecare: ju gjate kesaj periudhe duhet te kontrolloni me kujdes larjen e tyre, duke beret e mundur dozimin e duhur te pastes me permbajtje fluori. Doza e duhur do te ishte e njejte me diametrin e nje kokrre bizele, ne dy larje ne dite.
– Pas moshes 6-vjecare: me perdorimin e nje paste me permbajtje fluori, te pakten dy here ne dite.
Ne rast se mjeku stomatolog e shikon te nevojshme, ju mund te shtoni furcen e femijes, per cdo larje, fluor me pika.
Parandalimi i gingivitit
Kjo mund te arrihet duke treguar kujdes ne mirembajtjen e higjenes orale. Shkaktari i pare i semundjeve se gojes eshte kariesi dentar. Ai formohet nga larja ne menyre jo korrekte, e cila fillon qe ne femijeri, perforcohet ne adoleshence dhe per t’u aplikuar me pas per gjithe jeten. Me shfaqjen e dhembit te pare, prindi duhet t’i mesoje femijes si te perdore furcen, e cila fillimisht duhet te jete e bute. Nena ose babai duhet te vezhgojne me kujdes femijen ndersa lan dhembet, duke i treguar nese ai gabon, menyren korrekte te larjes.
Parandalimi i ndonje patologjie se mukozes
Fatmiresisht patologjite e mukozes jane te rralla tek femijet, por prinderit duhet te tregohen gjithmone te kujdesshem per te kontrolluar nese mund te ndodhe.
Kujdesi ndaj dhembeve molare
Kjo konsiston ne vendosjen e brazdave midis dhembeve molare. Ato duhet te jene te perbera prej nje materiali halor dhe kryesisht behet nga mosha 6-vjecare. Kjo moshe perkon me daljen e dhembit te pare molar. Sa me heret te behet ky veprim, aq me efektiv do te rezultoje.
Shpesh nuk i kushtohet shume rendesi higjenes orale se femijes, kjo pasi mendohet se dhembet e qumeshtit jane thjesht provizore dhe do te zevendesohen nga dhembet e tjere. Por, nuk eshte keshtu. Goja eshte nje mikroambient me nje ekuiliber te vetem. Mungesa e higjenes se gojes gjate prezences se dhembeve te qumeshtit, do te ndikoje ne shendetin e keq te dhembeve te rinj se femijes. Detyra e prinderve eshte te edukojne femijet e tyre per te pasur nje higjene orale sa me te mire.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X