Jeni shumë të pavendosur? Ja se cili mund të jetë shkaku

0 0

Përdorimi i tepruar dhe i fiksuar i rrjeteve sociale mund të jetë në gjendje të ndryshojë aftësinë për të marrë vendime, duke na bërë skllevër të pavendosmërisë. Kjo është ajo që ndodh, tashmë e dokumentuar, njëlloj si me marrjen e drogës apo me fiksimin për lokërat e fatit. Shkenca nuk ka dhënë ende përgjigje të mjaftueshme për të sqaruarkëtë problem. Por nëse marrim parasysh përdorimin gjithnjë e më të gjerë të mediave sociale, hipoteza nuk duhet të neglizhohet sot, me aq prova sa janë mbledhur.

Smartfonët dhe kompjuterat

Sipas hulumtimit të kryer nga Michigan State University dhe të botuar në Journal of Behavioural  Addictions, në të vërtetë, përdorimi i pandërprerë i smartfonëve dhe PC për t’iu përgjigjur e-maileve, për të shikuar njftimet në Facebook, apo për të përditësuar postimet në Instagram, mund të na bëjnë më pak të aftë dhe të sigurt kur bëhet fjalë për të marrë një vendim. Sipas studiuesve duhen shqyrtuar seriozisht pasojat e përdorimit të tepruar të mediave sociale.

Aftësia për të marrë vendime

Puna e kërkuesve amerikanë filloi me 71 njerëz të përfshirë në një sondazh për të matur kohën e kaluar në Facebook dhe pavendosmërinë për të marrë vendimet. Ata u studiuan ndërsa ishin duke luajtur lojëra fati, në mënyrë që psikologët të vëzhgonin aftësinë e të menduarit në kushte të ndyrshme. Në fund u vu re se kishte një korrelacion midis kohës së shpenzuar në rrjetet sociale dhe vendosjes drejt zgjedhjeve më të këqija.

Deficiti neurologjik

Ka disa dëshmi që neuroscientistët kognitivë po I mbledhin për vite me radhë në mes të droguarve dhe atyre që luajnë kumar: mendohet se ka një deficit neurologjik në nivelin e korteksit prefrontal, gjë që rezulton në pamundësinë për të kujtuar emocionet që lidhen me ngjarjet të kaluara dhe për rrjedhojë edhe humbjet në të holla, si në këtë rast, duke nxitur që gjithmonë këta njerëz të bëjnë të njëjtat gabime dhe të shkatërrohen nga pavendosmëria.

Nëse nuk mund të bëni pa këto rrjete sociale

Duke parë se sa të fiksuar janë njerëzit pas përdorimit të rrjeteve sociale (një në tre persona është përdorues), mesazhi që japin studiuesit është të bëni kujdes.”Nuk ka dyshim se mediat sociale mund të sjellin përfitime në jetën tonë, por nuk duhet të harrojmë anën që mund të fshihet kur nuk jemi në gjendje të shkëputemi prej tyre. Sigurisht që ky aspekt duhet vëzhguar më në thellësi, për të kuptuar nëse edhe fiksimi për mediat sociale mund të konsiderohet si një varësi.

Lexo edhe: Nena thote “po”, babai thote “jo”, si ta zgjidhni konfliktin me 5 hapa






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X