Nëna thotë “po”, babai thotë “jo”, si ta zgjidhni konfliktin me 5 hapa

0 0

Keni gjetur një dashuri të madhe dhe jeni mësuar të krijoni një të mesme të artë midis nevojave tuaja dhe atyre të partnerit? Keni arritur të krijoni një klimë qetësie dhe ndarjeje të përgjegjësive dhe dëshirave të secilit? Mirëpo në momentin që keni fëmijë, mundësitë për tension në çift “shtohen” disa herë dita ditës.

Ku lind mosmarrëveshja midis prindërve

Nga gjërat e vogla, si për shembull në momentin që fëmija rri zbathur në shtëpi dhe ju debatoni nëse duhet apo jo, ose për një ushqim që duhet t’i jepni, për të zgjedhur shkollën e duhur apo për ta dënuar siç duhet pas një gabimi. Këto mosmarrëveshje midis prindërve mund të jenë të shumta duke sjellë kështu që të cenohet stabiliteti në çift por edhe të prishet qetësia e fëmijës.

Nuk është gjithmonë e lehtë të zhvendosesh nga një marrëdhënie me dy vetë në një marrëdhënie me tre vetë. Dinamika ndryshon dhe përparësia bëhet ajo e gjetjes së kompromiseve së bashku me partnerin tuaj në lidhje me jetën e fëmijës. Një detyrë kjo, që mund të jetë e vështirë dhe rreth së cilës shumë çifte mund përplasen ashpër, në dëm të fëmijëve të tyre.

Si të përballemi dhe si të kapërcehet konflikti midis prindërve?

Krahasimi, dëgjimi dhe aftësia për të ndërmjetësuar janë disa nga karakteristikat që duhen vënë në lojë për të menaxhuar më mirë këto situata dhe për të arritur një zgjidhje efektive.

Kjo është për shkak se fëmijët vëzhgojnë sesi mami dhe babi sillen me njëri-tjetrin dhe kapërcejnë pengesat e tyre, duke mësuar kështu si funksionon një çift.

1.Mësoni të krahasoni çdo gjë me veten.

Të jesh gjithmonë dakord është e pamundur, por nëna dhe babai duhet të kenë lirinë për të ekspozuar pikëpamjet e tyre ndaj njëri-tjetrit. Kur ka mundësi që të dëgjohen nga partnerët, mund të jetë shumë më e lehtë të gjendet një vendim i përbashkët.

2.Argumento «mirë».Mesazhi që duhet të jepni nuk është se ne kurrë nuk duhet të grindemi. Nuk është gjithmonë e mundur që të biem në të njëjtën mendje. Në mesin e gjërave të tjera, kjo do t’i transferonte fëmijës një çift ideal, perfekt, i cili nuk ekziston. Është e rëndësishme që fëmija të shohë konfliktet, irritimet, dallimet midis prindërve, por është po aq e rëndësishme që ai të shohë se si zgjidhen këto. Janë pikërisht këto raste që i bëjnë fëmijët të përvetësojnë idenë sesi funksionon një çift, prandaj, sa më mirë që prindërit të menaxhojnë mosmarrëveshjet e tyre, do të jenë në gjendje të japin shembullin më të mirë tek fëmijët.

3.Mos u përpiqni që gjithmonë të keni të drejtë.Për të gjetur një marrëveshje ku jep dhe ndonjëherë pranon arsyet e tjetrit është një vendim i mirë, sepse do të thotë të kesh aftësinë për të vendosur midis dy këndvështrimeve të ndryshme.

4.Mos harroni fëmijën tuaj.Sa më shumë të rritet fëmija, aq më shumë duhet të përfshihet në zgjedhjet që kanë të bëjnë me të. Për shembull në lidhje me shkollën ku do të regjistrohet. Fëmija duhet të jetë aty që të dëgjojë, gjë që nuk do të thotë se gjithmonë do të kënaqet. Shpesh ndodh që në mes të prindërve një mosmarrëveshje të kthehet në një konflikt në çift, i cili shndërrohet në një “luftë” ku vendimet merren vetëm mbi bindjet e veta: në këto raste fëmija nuk shihet më, harrohet plotësisht dhe nevojat dhe dëshirat e tij kalohen në hije.

5.Shpjegojini fëmijës tuaj se çfarë ka ndodhur.Pas konfliktit është mirë që prindërit të përpiqen të kenë një moment reflektimi dhe në një nivel emocional për atë që ka ndodhur: mund të themi se pasi kemi medituar dhe pastaj t’i shpjegojmë fëmijës se ishte një moment tensioni mes mamit dhe babait, sepse ata kishin ide të ndryshme, por pastaj ata e kuptuan njëri-tjetrin dhe bënë vendimin më të mirë për të.

Lexo edhe: Kjo lloj marredhenie ne cift demton shendetin mendor

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Shembujt e ndëshkimeve negative që...

Shkencëtarët e sjelljes përdorin termin "dënim" për të përshkruar veprimet që ulin gjasat që një sjellje specifike të përsëritet. Dhe në atë disiplinë akademike, fjala "negativ" tregon largimin. Pra, nga...

A ka TikTok përmbajtje seksuale...

Mijëra vajza të reja po postojnë përmbajtje seksuale në TikTok për një audiencë prej miliona ndjekësish, duke i lënë ato në mëshirën e “grabitqarëve”në internet. Ka shqetësime në rritje për...

Tri arsye përse notat nuk...

Sistemi arsimor është ndër më të diskutuarit dhe që ka ngjallur shumë pakënaqësi, jo vetëm në vendin tonë, por kudo. Megjithatë, disa koncepte, si për shembull ai i notave, janë...

Barbie thyen klishetë, sjell sirenën...

Nga thellësitë e oqeaneve vjen një lodër e re e gatshme për të zgjeruar konceptin e gjithëpërfshirjes dhe diversitetit: është Ken 'merman', versioni mashkullor i sirenës Barbie. Mattel ka njoftuar...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X